"Vodafone Albania", fondacioni prezanton të gjitha projektet
Në kuadër të përfundimit dhe realizimit të katër programeve themelore në impaktin shoqëror nga ana e kompanisë së telefonisë celulare Vodafone Albania dhe pikërisht fondacionit të saj, Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie Harris Broumidis, tha se është një ndër prioritet e Vodafone që të mbështesë komunitetin në nevojë duke vijuar me shpjegimin dhe bilanicn e kompanisë së tij. Nga ana tjetër edhe drejtuesi i fondacionit Vodafone Albania Krenar Veloci shpjegoi mënyrën se si ky fondacion ka punuar dhe punën që ka bërë për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Rreth 80 milionë lekë janë shpenzuar për vitin 2008, shumë e dhuruar nga kompania për katër programet që janë zbatuar gjatë këtij viti.