Tiranë,mbyt gruan, arrestohet 78 vjeçari

Krimi në familje ka shënuar një tjetër viktimë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Kombinat në kryeqytet. Sipas policisë shtetasi Qani Sherri 78 vjeç ka mbytur bashkëshorten Zenepe Sherri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes bashkëshortësh. Policia ka arrestuar bashkëshortin vrasës dhe po bëjnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes.