Aksidenton për vdekje të moshuarin, arrestohet
24/02/2009 Një tjetër aksident, vetëm me plagosje
ELBASAN- Një 79-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, pasi ishte aksidentuar gjatë orëve të mbrëmjes në një rrugë dytësore në segmentin Gostimë-Mollas të rrethit të Elbasanit. Policia ka arrestuar në mesnatë drejtuesin e mjetit G. Gjini, 36 vjeç, me banim në Mollas të Elbasanit. Sipas të dhënave nga Policia Rrugore, 36-vjeçari Gjini duke drejtuar mjetin tip kamionçinë me targa EL 6610 B ka aksidentuar shtetasin Ibrahim Salja, 79 vjeç, lindur e banues në fshatin Shalës. I moshuari nuk ka mundur të jetojë më shumë se 15 minuta, pasi është dërguar në spital. Një grup hetimor është duke hetuar për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë në Unazën e qytetit të Elbasanit është regjistruar një tjetër aksident. Një autoveturë tip Benz me targa TR 5265 H I drejtuar nga shtetasi Shpëtim Maranaku 52 vjeç ka përplasur një 61-vjeçar me banim në Elbasan që po lëvizte me biçikletë. Autori i aksidentit nuk ka ndaluar, është larguar nga vendi i ngjarjes, por u ndalua në postbllokun më të afërm nga efektivat blu. I aksidentuari nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën.