E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpërthen granata, në koma 12-vjeçari

24/02/2009  E gjeti të hedhur përtokë

SHKODËR- Një tjetër minoren i është shtuar listës së atyre që kanë marrë plagë të rënda nga municionet luftarake të hedhura pas vitit 1997. Bëhet fjalë për 12-vjeçarin Albert Gjokaj nga fshati Vukpalaj në Malësinë e Madhe. Ka qenë ora 15.30, kur Gjokaj, nxënës në klasën e gjashtë, ka dalë të luajë me shokët në arat e fshatit. Vetëm pak minuta më pas ai ka gjetur një granatë të hedhur në një nga fushat e jo shumë larg banesës së tij. Duke qenë i vogël dhe i paditur në drejtim të municioneve 12-vjeçari e ka marrë granatën në dorë dhe i ka hequr siguresën. Granata e hedhur përtokë ka shpërthyer duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tij. Fëmijët e tjerë të fshatit kanë lajmëruar prindërit, të cilët e kanë dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Fëmija ka dëmtime të rënda në fytyrë, ndërkohë që goditja e ka çuar në koma. Plagosjet apo më keq akoma vdekjet nga shpërthimet e municioneve të shpërndara nga vitit 1997 nuk kanë qenë të pakta në këtë qark.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›