E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane,tenton te grabise banken merr peng kalimtaren

TIRANE- Histori pengmarrjeje e cila përfundoi për fat të mirë brenda 30 minutash dhe pa te lenduar.

Vetëm pak kilometra larg godinës së Presidencës, një djalosh rreth të 20-tave nën kërcënimin e armës merr peng një kalimtare, nje vajze rreth te 19-tave.

Ngjarja ndodhi mu në zemër të Tiranës, afër Librit Universitar.

“Po vija drejt Librit Universitar, kur në mes të rrugës pashë një djalë i cili kishte një vajzë në dorë dhe e kërcënonte me pistoletë. Policia kishte rrethuar zonën, ndërsa të gjithë njerëzit të cilët ndodheshin aty ishin trembur Me mikrofon në dorë policia i bënte thirrje që të dorëzohej, ndërsa djali kërcënonte me pistoletë vajzën”- Një dëshmitar tregon për NEWS 24 skenën e pengmarrjes.

Sipas informacioneve të para i riu kishte hyrë për të grabitur një filial banke, brenda një qendre tregtare afër Librit Universitar.
Në tentativën për të shpëtuar nga policia, autori pasi kishte dalë nga qendra tregtare kishte marrë peng vajzën, kalimtare në ato momente.

Më pas pengmarrësi ishte drejtuar në këmbë në drejtim të presidencës, ndërsa e gjithë zona ishte rrethuar nga policia.

Dëshmitarët thonë se i riu kishte drejtuar pistoletën dhe në drejtim te forcave të policisë.
E gjithë historia e pengmarrjes përfundoi brenda 30 minutash. Policia arrin të neutralizojë autorin dhe të lirojë vajzën e rrëmbyer, rreth të 19-tave.

Pasi përfundoi gjithcka policia identifikon autorin si Romeo Kola, nga Mirdita me banim në qytetin e Durrësit dhe sqaron se vajza nuk ishte punonjëse banke por një kalimtare e thjeshtë. Policia thote se vajza eshte ne gjendje te mire shendetesore por eshte e shokuar nga ajo cfare ka kaluar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›