E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton mbyll sot vizitën në Rusi



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, përfundon sot vizitën e saj në Rusi. Gjatë ditës Klinton do të takohet me kryeministrin rus, Vladimir Putin, me të cilin do të diskutojë për arritjen e marrëveshjes mbi çarmatimin bërthamor. Më herët sekretarja amerikane e shtetit, është shprehur se nënshkrimi i marrëveshjes pritet të realizohet së shpejti. Edhe kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, i cili gjendet në Moskë, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ta nënshkruajnë paktin e çarmatimit sa më shpejt. Klinton mbërriti në Moskë të enjten për takime të nivelit të lartë që kanë në qendër të vemendjes procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Klinton ka zhvilluar bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ajo takohet me udhëheqësit rus në përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje të re të fuqive të mëdha për pakësimin e armëve bërthamore. Gjatë vizitës në Moskë, Klinton të premten vendosi edhe një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur. Klinton mbërriti në 18 mars në Rusi në përpjekje për të qartësuar e për të sheshuar pengesat për një marëveshje të re për reduktimin e arsenalit bërthamor si dhe për ta ftuar Moskën të mbështesë sanksione më të ashpra ndaj Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›