Lindja e Mesme, kuarteti ndërkombëtar takohet në Moskë
Katërshja përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia.
Disa orë para seancës sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, mori një telefonatë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili i dha asaj detajet e masave që qeveria e tij ishte e gatshme ti bej në kuadër të përpjekjeve për te rritur besimin e ndërsjellë.
Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë dhënë hollësi në lidhje me kërkesat e bëra nga Hillari Klinton apo me reagimin që ajo ka marre nga Benjamin Netanyahu.
Por me sa duket kjo mjafton për George Mitchell, të dërguarin e Uashingtonit në Lindjen e Mesme për të udhëtuar në këtë rajon në fund të javës pasi më parë e kishte shtyre këtë udhëtim.