Gjenerali amerikan: Srebrenica, faji i ushtarëve gay
Kontigjenti holandez në forcat e NATO-s në Bosnje, nuk arriti të mbronte Srebrenicën, ku në vitin 1995, u ndërmor një nga masakrat më të tmerrshme të luftërave në Ballkan, edhe për shkak të prezencës së ushtarëve homoseksualë në radhët e këtij kontigjenti. Kjo deklaratë vjen nga John Sheehan, një general amerikan në pension, ish komandant i forcave të NATO-s, dhënë në një nga seancat në senatin amerikan. Masakra e Srebrenicës ndodhi edhe për faj të ushtarëve gay në radhët e kontigjentit holandez, përgjegjës për sigurinë e banorëve të krahinës në kuadër të misionit të paqes në Sarajevë"citohet të ketë thënë gjenerali. Ndërkaq i menjëhershëm ka qene reagimi i ambasadores holandeze në ëashington, Renee Jones Bos, e cila nuk ishte aspak dakord me komentet e gjeneralit Sheehan. Ambasadorja tha se është krenare për politikën e hapur të vendit të saj ndaj homoseksualëve në ushtri. Në Srebrenicë ndodhi masakra më e madhe e luftërave të Ballkanit. Mbi 8 mijë burra myslimanë u ekzekutuan nga ushtria serbo-boshnjake në vitin 1995. John Sheehan, komandant i lartë i NATO-s në vitet 1990 dëshmoi para një komisioni të senatit amerikan të enjten se ish shefi i shtabit të ushtrisë holandeze i kishte thënë se ushtarët e tij homoseksualë ishin pjesërisht përgjegjës për mos ndalimin e masakrës së kryer nga serbët e Bosnjes. Ai saktësoi se trupat holandeze që shërbyen si paqeruajtës së OKBsë dhe ishin të ngarkuar të mbronin Srebrenicën ishin të pafuqishëm dhe të keqdrejtuar.