Osetia separatiste, Presidenti i ri, ish-kreu i KGB-së
Ish-kreu i KGB-së ruse (1992-1998), Leonid Tibilov, rezultoi fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Osetinë e Jugut, pjesën e Gjeorgjisë, të vetëshpallur republikë nga separatistët. Osetia në OKB figuron ende pjesë e Gjeorgjisë. Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën, Tibilov mori 54 për qind të votave kundrejt ish-komisionerit për të drejtat e njeriut, David Sanakojev. Gjatë fushatës së tij, Tibilov ka lobuar për bashkim me Osetinë e Veriut, e cila është pjesë e Rusisë. Duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të ri ligjor, te bashkuar dhe të begatë për të gjithë osetianët, tha ai. Osetia e Jugut e shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas luftës pesëditore mes Rusisë e Gjeorgjisë. Ky vend është njohur vetëm nga Moska