LSI: Gerdeci, komision hetimor
Levizja Socialiste per Integrim i rikthehet serish idese saj per ngritjen e nje komisioni hetimor mbi tragjedine e Gerdecit. Madje, kesaj radhe, LSI shkon dhe me tej kur kete ceshtje e sheh si te pandare nga trafiku i armeve. Ishte kryetari i grupit kuvendor te LSI-se, Pellumb Xhufi, ai i cili risolli ne kujtese te parlamentareve shqiptare kerkesen e kesaj partie per ngritjen e nje komisioni te tille, menjehere pas shperthimit te 15 marsit ne Gerdec. Keshtu, duke hequr nje paralele me hetimin qe po ben Kongresi amerikan, Xhufi kerkoi serish ne Kuvend ngritjen e nje komisioni hetimor per ceshtjen e Gerdecit, e cilesuar, sipas tij, si e pandare nga trafiku i armeve. "Problemi qe une do te doja te ngrija me force, duke bere dhe nje krahasim midis ketij Kuvendit tone dhe Kongresit amerikan, eshte qe, ndersa Kongresi amerikan po heton me shume angazhim dhe me seriozitet nje afere, qe ne origjine ishte e rregullt dhe ligjore, ajo e shitjes se fishekeve e nje dimensioni te caktuar, Kuvendi i Shqiperise, per fat te keq, ka refuzuar kerkesen e nje grupi parlamentaresh, e nje grupi deputetesh, te cilet kane kerkuar ngritjen e nje grupi hetimor per skandalin dhe per menyren e Gerdecit", nenvizoi nenkryetari i LSI-se, Xhufi. E si per t'i meshuar me force qendrimit te kesaj partie, Xhufi cilesoi se "nyja e Gerdecit, ne gjykimin tone, do te shpjegoje nje sere misteresh te politikes shqiptare, jo vetem te muajve te fundit, por te viteve te fundit, te cilat perndryshe ngelen mistere". Por duke fajesuar ne menyre te drejtperdrejte mazhorancen qeverisese, si pengesa kryesore per hetimin e tragjedise, deputeti i LSI-se vleresoi se "cdo tentative qe qeveria kane bere keto muaj per te vene nen kontroll presidencen, parlamentin dhe Prokurorine e Pergjithshme jane tentative per te mbytur ceshtjen e Gerdecit". Gjithashtu, po ne kete linje akuzuese, Xhufi nuk harroi te evidentonte se "ekziston nje vullnet politik brenda Kuvendit, i cili, kerkon te mbyse ulerimen e Gerdecit. Ekziston nje vullnet politik, i cili nuk mund te percaktohet majtas djathtas, eshte nje vullnet i korruptuar politik pertej te majtes dhe te djathtes. Ky vullnet politik, per fat te keq, ka pushtuar edhe kete Parlament, dhe ne e kemi thene ne menyre te vazhdueshme, qe gjerat interesante tashme do te ndodhin jashte ketij parlamenti, per fat te keq". Sipas deputetit te LSI-se, alarmi i dhene nga qeveria para se te ndodhte ngjarja e Gerdecit per numrin e madh te armeve qe jane te depozituara ne gjithe Shqiperine dhe nxitimin per t'i larguar, ishin formula qe u perdor per t'i hapur rruge trafikut te armeve. "Kujtoj qe Gerdeci pati parahistori, sepse nje vit e ca me pare u ndertua nje fushate e tere nga ministria e Mbrojtjes dhe nga kryeministria. Nje fushate e tere e perpunimit te opinionin, per te dhene alarmin se Shqiperia noton mbi predha, mbi arme, te cilat duhen c'bere, te cilat duhen shitur, se perndryshe mund te bejne katastrofa", nenvizoi ai. Per kryetarin e grupit parlamentar te LSI-se e gjithe kjo ka qene nje loder dhe ky qendrim bazohet ne nje konference qe eshte mbajtur para nje viti, mbi nje logo "Shqiperia lider ne c'armatim". "Te jesh te lider duhet te jesh i carmatosur ne konceptin e ketyre zoterinjve. Problemi eshte qe, gjithe kjo histeri, ankthi "militanist" eshte ngritur pikerisht per te ndertuar ate fabriken e Gerdecit, per te ndertuar biznesin e Gerdecit", deklaroi Xhufi. Per kete arsye, deputeti i LSI-se shprehu bindjen se "keto gjera do te dalin nje dite, ashtu si do te dalin dhe tentativat e uleta te qeverise shqiptare per te implikuar partneret tane ne keto pislleqe, qe nga rruga Durres-Kukes, dhe faktet kane dale dhe keto dite ne Kongresin amerikan, deri dhe tek afera e rende e Gerdecit".
Oli Xhilaga
Oli Xhilaga