E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e pronësisë, ankohen 500 fermerë

21/01/2009  Fier, prefekti Shahin Bejdaj: Së shpejti vendime nga Komisioni i Verifikimit

FIER- Janë rreth 500 ankesa dhe kërkesa të fermerëve drejtuar prefekturës Fier për zgjidhjen e konflikteve mbi titujt e pronësisë. Prefekti i qarkut Fier, Shahin Bejdaj, i cili qëndron në pozitat e mbikëqyrjes së punës mbi këtë drejtori të krijuar rreth 6 muaj më parë, është shprehur se të gjitha këto kërkesa me dhënien e udhëzimeve përkatëse nga Komisioni qendror i Titujve të Pronësisë dhe Ministria e Bujqësisë do të çojnë në verifikimin dhe zgjidhjen e tyre.

Titujt

Mungesa e deritanishme e udhëzimeve përkatëse nga Komisioni qendror i Titujve të Pronësisë dhe Ministria e Bujqësisë ka qenë edhe arsyeja e vonesave për fillimin nga kryerja e punës së këtij procesi. Për të gjitha kërkesat e paraqitura në prefekturë nga fermerët, kërkohet zgjidhja e problematikave që ata kanë ndeshur pas shpërndarjes së tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. “Ka një fluks të madh të kërkesave dhe ankesave që i janë drejtuar Komisionit qendror të Titujve të Pronësisë së ngritur në prefekturën Fier për këtë qëllim”,-ka thënë Bejdaj dhe tani ky numër ka arritur në 500. Ne kemi bërë seleksionimin për komisionin në varësi të kërkesave dhe dosja përkatëse e çdo fermeri kërkon materiale shtesë që duhen nga ata persona që kanë paraqitur ankesa dhe do të merret së shpejti vendimi nga ana e komisionit. Fakt që deri tani nuk kemi marrë ndonjë vendim ka lidhje me pritjen e disa problemeve teknike të përcaktuara nga Komisioni Teknik pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe besoj se shumë shpejt do të zgjidhen edhe këto kërkesa apo ankesa. Ne kemi një metodikë të tillë pune për vendimmarrjen e komisioneve”, tha prefekti Bejdaj. Ky i fundit është shprehur gjithashtu dhe ka siguruar fermerët se me nisjen e verifikimeve në terren për problemet që kanë paraqitur fermerët, ato do të marrin zgjidhje të shpejtë dhe konform ligjit. Madje komisionet e tokës së mëparshme që kanë kryer gabime apo do të konstatohen abuzime që kanë lënë pa normën e tokës së duhur, për fermerët do të merret deri masa ekstreme sipas ligjit për procedim penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›