Vizat false, 5 mijë euro pazari, nga mali kërkoheshin 1 mijë
21/01/2009 Struktura e rrjetit dhe rolet e sekserëve e pronarëve të hoteleve në trafikimin për në Greqi
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhë plotësisht skemën e trafikimit për në Greqi të klandestinëve si dhe shumën financiare që ata paguanin për të kaluar kufirin helen. Për rreth pesë muaj hetime intensive specialistët e organit të akuzës kryeqytetase kanë mundur të dokumentojnë rreth 14 raste, që flasin totalisht për implikimin e 14 të arrestuarve të operacionit “Triumf”.
Funksionimi i rrjetit
Rrjeti, që përbëhej nga persona të qyteteve të ndryshme, mundësonte kalimin e klandestinëve në dy rrugë kryesore. Sipas hetuesve të çështjes grupi e kishte ndarë punën në disa procese, ku pikërisht për grumbullimin e njerëzve që interesoheshin të shkonin në Greqi, ishin caktuar njerëz (Sekserë), të cilët nëpërmjet ofertave financiare dhe rrugëve të kalimit që u ofronin njerëzve, mundësonin mbledhjen e tyre në zonën e Kamzës, Bathores dhe Elbasanit. Pikërisht në këto zona ishin vendosur persona që mbanin kontakte të vazhdueshme me klandestinët dhe që garantonin transportimin e tyre në zonat kufitare, si Korçë dhe Ersekë. Klandestinët sapo mbërrinin në këto qytete, futeshin në kontakt me persona të tjerë, të cilët mundësonin kalimin e tyre në dy rrugë, ku njëra ishte ajo nëpërmjet malit dhe tjetra nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të Kapshticës dhe të Tre Urave, që ndodhet në zonën e Përmetit. Pikërisht në këto qytete klandestinët strehoheshin në hotelet e Ramiz Shahinit dhe Fatmir Tatos.
Çmimet
Ndërkohë që pas akomodimit fillonin negociatat e përcaktimit të çmimit, që sipas Prokurorisë në shumicën e rasteve varionte nga 1 deri në 3 mijë euro, për ata që donin të “hidheshin” në Greqi nga mali. Ndërsa për ata që kërkonin të kalonin kufirin nëpërmjet doganës së Kapshticës dhe të Tre Urave ishte gjetur një zgjidhje tjetër. Pasi jepnin 5 mijë euro, klandestinët pajiseshin nga trafikantët e grupit kriminal, me viza greke që sipas organit të akuzës ato falsifikoheshin. Lidhur me këtë konstatim burimet ngrenë dyshime se trafikantët mund të kenë bashkëpunuar edhe me njerëz që punojnë në ambasadën apo konsullatën greke. Gjithsesi për të provuar këtë dyshim, ekspertët vazhdojnë hetimet. Ndërkohë që me kalimin e klandestinëve në tokën greke, përfundonte edhe misioni kriminal i grupit shqiptar. Në kufi klandestinët liheshin në dorën e një rrjeti grek, i cili bashkëpunonte me 14 shqiptarët e arrestuar. Ata mundësonin shoqërimin e klandestinëve deri në pikat e sigurta, ku njerëzit takonin dhe të afërmit e tyre.
Tetë në verifikim
Operacioni “Triumf” ku ranë në pranga 14 persona, duket se nuk ka mbaruar për organin e akuzës, pasi në listën e verifikimeve të saj, ende janë edhe 8 persona që dyshohen si të implikuar në trafikimin e klandestinëve dhe falsifikimin e vizave greke. Burimet nuk thanë emra konkretë, por theksuan se aktualisht janë duke përcaktuar rolin e tyre në këtë grup kriminal. Ndërkohë që për të ndaluarit akuza ka administruar në dosje një sërë provash, si përgjime, filmime, fotografi që janë bërë gjatë vëzhgimit në teren.