E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djeg Porche-n e bashkefshatarit pranga 26-vjecarit

Diber

Nje 26-vjecar nga rrethi i Dibres ka rene ne prangat e policise pasi dyshohet te kete djegur makinen e nje shtetasi per motive te dobeta. Burime nga Drejtoria e Policise Diber bejne me dije se Njazi Rabdishti 26 vjec lindur dhe banues ne fshatin Dahoshisht te Komunes Tomin eshte arrestuar nga policia pasi dyshohet te jete autor i djegies se makines se bashkefshatarit te tij Sh.Shehi duke e shkaterruar plotesisht ate. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 26-vjecari Rabdishti eshte autori i venies se zjarrit per motive te dobeta ne makinen tip Porche te bashkefshatarit te tij Sh.Shehi duke e shkaterruar plotesisht ate. Sipas njoftimeve nga policia mesohet se nga grupi hetimor jane kryer te gjitha veprimet e duhura procedurale qe cuan ne arrestimin e 26-vjecarit per vepren penale shkaterrimi i prones se tjetrit me zjarr. Materialet ne ngarkim te ketij shtetasi do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Diber per veprime te metejshme hetimore per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›