"Ziso na tregoi ku e kishin dhunuar shikasit"
Tirane- Ish-Drejtori i komanduar ne SHIK gjate vitit '98- '99, ka deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Perpara gjykates deshmitari Ilir Cenollari, ka treguar per njohjet e tij me Ziso Kristopulin. "Me Ziso Kristopulin jam njohur rastesisht. Ka ardhur ceshtja nga punonjesit tane ne Sarade, pas nje ankese te Zisos, ne te cilen thuhej se ishte ushtruar dhune nga ish-punonjesit e Sherbimit Informativ, para vitit 1997. Per kete procedure jane njoftuar instancat e larta te shtetit", nisi te tregoje dje para gjykates, deshmitari Cenollari.
Me tej ai ka saktesuar se vete Ziso Kristopuli, i kishte ardhur ne zyre nepermjet punonjesve te Sherbimit Informativ te Sarandes, shoqerisht, ku dhe eshte marre informacioni. "Ne kemi bere perpjekje dhe na eshte kerkuar informacion nga Presidenca e Republikes. Kam mbledhur te dhena per kete ceshtje, dhe ne rruge zyrtare kam dhene shpjegime. Shtetasi eshte shoqeruar nga drejtori i SHIK-ut ne Sarande, Metlut Vatraku, dhe une, e kemi shkuar ne Lezhe, atje ku kemi pasur nje shtepine qe ka qene e shkaterruar. Aty Ziso Kristopuli me ka thene qe 'po, me kane sjelle ne kete vend'", ka vazhduar me tej Cenollari. Sipas tij vendi ne te cilin ishte cuar Kristopuli quhej Kune. Me tej ai ka treguar se Ziso Kristopuli, e kishte vene ne dijeni nga Kristopuli qe punonjesit e Sherbimit te asaj kohe, e kishin marre dhe kishin perdorur dhune ndaj tij. Ai ka shtuar se gjithcka eshte e dokumentuar, madje kishin mbajtur nje deklarate per Kristopulin. Mesohet se gjate kesaj kohe nuk ishte permendur asnje emer, se cilet mund te kene qene personat, qe e kishin shoqeruar Ziso Kristopulin. Deshmitari ka mbyllur deshmine e tij duke thene se nuk e njihte te pandehurin Avni Koldashi. Deshmitari i dyte i thirrur nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, per te dhene deklarime ne seancen e djeshme gjyqesore, ishte Aziz Tersia, ish-punonjes ne SHIK. Deshmitari ka shpjeguar vetem faktin qe targat, qe ata perdornin ishin private. Prokuroria e Krimeve te Renda ka lexuar dje deklarimet e dhena, para oficereve te Policise Gjyqesore te shtetasit Maksim Kroi. Ne deklarimet e dhena prej tij me 3 shkurt te vitit 2003, Kroi shpjegonte se kishte qene punetor ne pularine e shtetasit Ziso Kristopuli. Sipas tij diten qe Ziso ishte rrembyer, ai ishte vene ne dijeni nga bashkeshortja e tij, ndersa shpjegonte se me pas, nuk ishte takuar me me te.
Redinalda Caushaj
Akuzat ndaj te pandehurve
Te pandehurit e ketij procesi, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha ne vitin 1995. Vec zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas, tre te pandehurit akuzohen edhe per rrembimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u more peng me 21 tetor 1995 dhe qe prej asaj kohe, nuk u mesua asgje per fatin e tij, ndersa dyshohet qe ai te jete varrosur ne Vain te Lezhes.