E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cerrikut, te pandehurit: "Na dhunuan policat"

Tirane - Te pandehurit e akuzuar per masakren e Cerrikut, ne vitin 1997 kane braktisur sallon e gjyqit sapo ka nisur te deshmonte i penduari Bujar Buzani. Shkak per braktisjen e kafazit, ka qene moslejimi i tyre per te kundershtuar pa radhe, cdo deklarate qe jepte Buzani ne lidhje me ngjarjen. Avokatet mbrojtes kane pretenduar se klientet e tyre, jane dhunuar nga efektivat e burgjeve, gjate uljes ne karrige sa here qe kundershtonin te penduarin. Nga ana tjeter mbrojtesit i kane kerkuar gjykates qe mjekja e burgut te percaktonte arsyet perse nuk mund te paraqitej ne seance, nje prej te pandehurve, Meti Bozi, i cili mesohet te kete qene i semure. Avokati i kerkonte trupit gjykues se duhet te saktesohet semundja e te pandehurit, ne deklaraten e derguar gjykates. Pas largimit te te pandehurve dhe mbrojtesve nga seanca, gjykata ka vendosur ta shtyje serish procesin gjyqesor. Te pandehurit akuzohen per ngjarjen e 23 majit te vitit 1997, ku humben jeten gjashte gardiste, Sali Martini, Besnik Syla, Halit Haxhia, Qemal Mehmeti, Bashkim Mella. Te pandehurit e ketij procesi Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Xhepaxhiu, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi po gjykohen per akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se njehere" dhe "vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se njehere, te mbetur ne tentative".

R.Caushaj

Sulmi

Me 22 maj te vitit 1997, posta e Policise se Cerrikut eshte sulmuar me arme zjarri nga persona te paidentifikuar. Nje dite me pas forcat e Gardes se Republikes, te nisura nga Tirana, kishin shkuar per te rivene rendin ne kete qyteze, por ketu jane gjendur nen nje sulm qe sipas prokurorise, eshte organizuar nga drejtuesit e Komitetit te Shpetimit dhe konkretisht nga te pandehurit Met Bozi e Llazar Bicja. Nga sulmi me arme zjarri, kane mbetur te vrare gjashte gardiste, ndersa u plagosen edhe 16 punonjes policie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›