E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër aksident në aksin Kukës- Kalimash, plagosen çifti kosovar. Gruaja në gjendje të rëndë

Share

Tjetër aksident i rëndë në aksin rrugor Kukës- Kalimash, thuajse në atë vend që ndodhi aksidenti pak minuta më parë. Kësaj here nuk ka pasur viktima, edhe pse një e plagosur është në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se të plagosur kanë mbetur një çift që po udhëtonte nga Prishtina drejt Shqipërisë, Mereme dhe Abdyl Ademi, 66 dhe 68 vjeç. Mësohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe kur ka përfunduar poshtë një trajleri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›