Tjetër central bërthamor, acarohen Turqia dhe Armenia
Ankara - Acarohen marrëdhëniet midis Turqisë dhe Armenisë. Në një kohë që vazhdon kërcënimi i centralit bërthamor Metsamor në kufi me Turqinë, Armenia filloi punimet për një central bërthamor të ri. Kryeministri i Armenisë, Tigran Sarkisjan bëri të ditur se vendimin e Këshillit të Ministrave për centralin bërthamor, ja ka paraqitur Parlamentit për aprovim.
Sarkisjan, deklaroi se tenderi i centralit, krahas firmave armene do të jet i hapur edhe për firmat e huaja. Centrali aktual me emër Metsamor, gjendet 46 km larg Erevanit dhe 16 km në afërsi të Ëdërit që gjendet në Turqi. Ky central ka një teknologji të vjetër dhe është ndërtuar mbi zonën që rrezikohet nga tërmeti.