Vihet në rrezik armëpushimi në Gaza
Gaza - Në Gaza armëpushimi është përsëri në rrezik. Raketa të tjera janë hedhur gjatë 24 orëve të fundit drejt Izraelit Jugor. Nga ana tjetër, edhe aeroplanët ushtarak Izraelit kanë bombarduar një qendër sigurie të Hamasit në Rripin e Gazës. Kryeministri Izraelit Ehud Olmert është shprehur se ata do t'u përgjigjen ashpër sulmeve dhe se kjo do të përfshijë edhe përdorimin e forcës disproporcionale. Kurse Ministri Izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak ka thënë se vendi i tij nuk do të firmosë kurrë marrëveshje me Hamasin në Rripin e Gazës.
Bëhet e ditur se nëpër sulme nuk ka patur të vdekur.
Bëhet e ditur se nëpër sulme nuk ka patur të vdekur.