E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter cunami. FIFA nen akuze per boterorin 2022 1 2 3 4 5 1 vote e ma

 FIFA vazhdon të zhytet në hijet e korrupsionit, ndërsa një tjetër cunami është përplasur në qeverinë botërore të futbollit, e cila po kalon momentin më të vështirë të historisë së saj. Një ditë përpara kongresit të 61-të që do të mbahet në Zyrih të Zvicrës, ku pritet dhe rizgjedhja për mandatin e katërt të Sepp Blater në krye të FIFA-s, mediat botërore kanë publikuar një e-mail privat të sekretarit të përgjithshëm Jarome Walce, ku mes të tjerash flitet se Katari ka blerë organizimin e Botërorit 2022.  Lexo të plotë ...   “Roland Garros”, Nadal e Sharapova në çerekfinale 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 31 maj 2011  Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinalet e “Roland Garros” duke iu bashkuar favoritëve të tjerë për të fituar turneun e rëndësishën Grand Slam të tenisit që po zhvillohet në Paris. Numri një i botës, i cili është dhe kampioni në fuqi i turneut francez mundi 3-0 me sete kroatin Ivan Ljubicic. Ky I fundit arriti të rezistojë në setin e parë falë saktësisë në shërbime, por në dy setet e tjerë Nadal fitoi me shifrat e njëjta 6-3, 6-3, duke hedhur një hap të rëndësishëm për të fituar për herë të gjashtë “Roland Garros.  Azhornuar së fundi ( e martë , 31 maj 2011 ) Lexo të plotë ...   Interi merr kupën, mundi në finale Palermon 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 30 maj 2011 Inter ka fituar Kupën e Italisë, pas triumfit 3-1 kundër Palermos në finalen e zhvilluar në “Olimpiko” të Romës. Ky është suksesi i vetëm sezonal për skuadrën e drejtuar nga Leonardo, e cila dështoi në garën me Milanin për titullin kampion në Seria A.

Lexo të plotë ...   Lille kampione, Lion siguron biletën në Champions 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 30 maj 2011 Kampionati francez i futbollit ka dhënë verdiktet e këtij sezoni, ku Lille është kurorëzuar zyrtarisht si kampione e Ligës 1. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia e kishte siguruar më parë suksesin, ndërsa pas fitores 3-2 kundër Rennes në javën e fundit ka festuar titullin e tretë në historinë e klubit. Lille ishte protagoniste e një sezoni të shkëlqyer në kampionatin francez duke mundur rivalitetin e fortë të emrave më të mëdhenj të Ligës 1 si Olimpik i Marsejës dhe Lion.

Lexo të plotë ...   “Roland Garros”, Djokovic dhe Schiavone në çerekfinale 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 30 maj 2011 Novak Djokovic është kualifikuar në çerekfinalet e turneut “Roland Garros” pas fitores 3-0 me sete ndaj tenistit francez Richard Gasquet. Serbi ka vijuar më tej strishën pozitive, duke regjistruar fitoren e 41-të radhazi në këtë vit.

Lexo të plotë ...   Akuzohet për korrupsion, Mohamed Bin Hammam tërhiqet nga gara për kreun e FIFA-s 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 29 maj 2011  FIFA vazhdon të përjetojë një situatë të vështirë, ndërsa problemet në qeverinë botërore të futbollit janë thelluar më tej pasi Mohamed Bin Hammam ka dhënë dorëheqjen nga kandidatura e tij për president. 62-vjecari nga Katari, i cili mban postin e presidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit ka marrë këtë vendim pasi akuzohet për korrupsion, ndërsa Kimisioni i Etikës ka nisur një hetim ndaj tij.  Azhornuar së fundi ( e hënë , 30 maj 2011 ) Lexo të plotë ...   Barcelona kampione. Lionel Messi, mbreti i Europës 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 29 maj 2011  Të gjithë gjynjëzohen përpara mbretërve të rinj të Evropës. Një mbi të gjithë. Ai është Lionel Messi, udhëheqësi i Barcelonës, e cila mundi 3-1 Manchester United në finale për të ngritur për herë të katërt në historinë e skuadrës spanjolle trofeun e Ligës së Kampioneve.  Lexo të plotë ...   10 trofe në 3 vjet, Guardiola modest: Triumfi i Messit 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 29 maj 2011  10 trofe në 3 vjet, i fundit Liga e Kampioneve e fituar në finalen e “Wembley”. Këto janë shifrat që e bëjnë Pep Guardiolën një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Tekniku spanjoll është arkitekti i Barcelonës së magjishme, ku ndërthuren spektakli dhe saktësia përpara së cilës gjunjëzohen të gjitha skuadrat. Por pas triumfit në fionalen e Champions, Guardiola bën modestin, duke ia dedikuar suksesin skuadrës së tij dhe mbi të gjithë Lionel Messit.  Lexo të plotë ...   Nga festa në dhunë, tifozët e Barcelonës përleshen me policinë 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 29 maj 2011  Tifozët e Barcelonës janë përlesheur me forcat e policisë në orët e parë të mëngjesit të së dielës, pas suksesit të skuadrës spanjolle në finalen e Ligës së Kampioneve. Fitorja 3-1 kundër Manchester United në “Wembley” është shoqëruar me një festë masive në sheshin kryesor të Barcelonës “Canaletes”, por festimet e tifozëve janë kthyer në dhunë menjeherë pas mbërritjes së policisë.  Lexo të plotë ...   Finalja e madhe, vëmendja e të gjithëve në Wembley 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 28 maj 2011 Vëmendja e dashamirësve të futbollit nga e gjithë bota sot është drejtuar në Stadiumin Wembley të Londrës. Finalja e shumëpritur Manchester United- Barcelona pritet të ofrojë një spektakël. Niveli i lartë i të dy ekipeve ka bërë që parashikuesit e rezultateve ta kenë shumë të vështirë të përcaktojnë se kujt do t’i buzëqeshë fitorja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›