E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soldado shpreson në Evropian

Roberto Soldado beson se ka ardhur koha e tij, për t’i treguar vlerat në Kombëtaren e Spanjës. Sulmuesi i Valencias shpreson që selektori Vincent Del Bosque do ta përfshijë në ekip në Euro 2012, duke e pasur parasysh lëndimin e David Villës dhe formën jo stabile të Fernando Torres.

Kur ia shton kësaj edhe formën e mirë të ish futbollistit të Real Madridit, ai bëhet më optimist.

“Shpresoj që të mos pres edhe 5 vjet të tjerë. Unë kam përparuar mjaft si lojtar dhe shpresoj që kjo të jetë një mundësi në të cilën mund ta tregoj veten. Dëshiroj të shënoj gola dhe shpresoj ta kem që të shkoj në Euro 2012”, përfundoi Soldado për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›