E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektori i policisë: Do më kishte vrarë me makinë vetëm pse i vura gjobë

policia-sirenaaaInspektori i policisë së Durrësit, Arben Luçi, ndodhet në spital me shumë fraktura në trup.

Faji i tij ishte se zbatoi ligjin dhe i vuri gjobë një personi që qarkullonte me shpejtësi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Patrulla e qarkullimit rrugor ka parë një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Në drejtimin e makinës Benz Reggina ishte Ledion Kadilli.

Pasi kanë ndaluar makinën, ata i kanë vendosur gjobë për tejkalim shpejtësie, por edhe për mungesë dokumentacioni.

Kaq ka mjaftuar dhe Kadilli ka ecur disa metra mbrapsht dhe është nisur me shpejtësi drejt patrullës.

Pasi ka përplasur inspektorin Arben Luçi, është larguar me shpejtësi.

Luçi është dërguar në spital me plagë në trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Për GSH, ai ka deklaruar: Shpëtova mirë se ai drejtuesi i mjetit do më kishte vrarë. Erdhi me shpejtësi të madhe vetëm sepse kishte marrë gjobë. Fatmirësisht jam pa probleme.

Policia e ka shpallur në kërkim Kadillin me akuzën e tentativës së vrasjes së një punonjësi të rëndit./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›