E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e balerinës, indetifikohet autori, arrestohet bashkëpunëtori

sonilaTiranë- Një ditë pas ngjarjes tragjike në një lokal nate në Tiranë, ku mbeti e vrarë një balerinë, policia ka indetifikuar autorin që dyshohet se ka qëlluar me armë.

Mësohet se ai është 34-vjeçari Artur Kuliçi, e origjinë nga një fshat i Tropojës dhe me banim në Durrës, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë sot është bërë arrestimi i shtetasit Edon Barajktari, i cili dyshohet se ka bashëpunuar në krim. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur një makinë tip “BMW”, e cila sipas policisë është përdorur për largimin e autorit nga vendi ingjarjes. Gjithashtu në banesë u gjet dhe një armë tip Kallashnikov.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 03:00 të mëngjesit ku Sonila Tafa u plagosur aksidentalisht rëndë me armë zjarri në një lokal nate në periferi të Tiranës dhe më pas humbi jetën në spital.

Sipas një versioni të policisë për ngjarjen, një djalë është futur në pub, i cili ndodhet në Kashar të Tiranës dhe aty ka krijuar një grindje me disa klientë. Truprojat e lokalit janë futur dhe e kanë nxjerrë me force, për të shmangur degjenërimin e situatës.
Pas kësaj ai është larguar dhe në shenjë hakmarrjeje ka marrë një automaitk dhe është rikthyer në lokal për t’u hakmarrjë ndaj rojeve dhe kur ka hapur zjarr. Plumbi qorr ka qëlluar rastësisht edhe vajzën, e cila ka qenë e papërfshirë në këtë histori.
Pasi ka marrë plagë të rënda vajza është dërguar në spital por dje në mëngjes, rreth orës 08:00 ajo ka vdekur, pa mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa autori i krimit është larguar. Por familjarët e vajzes së vrarë thonë se ka mbetur e plagosur edhe një tjetër vajzë nga plumbat rikoshetë.
Nga ana tjetër mësohet se vajza punonte si balerinë në pub-in “Dream City”. Ky i fundit ka pezulluar punën për t’u hetuar ngjarja nga ekspertët si edhe në shenjë respekti për punonjësen e tyre. Mësohet se 26-vjecarja kishte mbaruar studimet e larta për Koreografi dhe prej disa kohësh punonte në pub-in e natës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›