E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami- Mabus: Në Afganistan edhe përtej 2014-s

Ai vlerësoi prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF.

Nga ana e tij, ministri i Imami shprehu mirënjohjen e vendit tonë për të gjithë ndihmën që kanë dhënë SHBA-të për Forcat tona të Armatosura, si edhe shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare për prezencën e trupave tona ushtarake përtej vitit 2014 në Afganistan.

Në vijim të fjalës së tij, Mabus shprehu vullnetin e palëkundur të SHBA-së për të vijuar bashkëpunimin, duke nënvizuar gatishmërinë për të shtuar këtë bashkëpunim në fushën e arsimimit dhe trajnimit, në dhënien e ekspertizës për çështje të emergjencave civile etj. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, parashtroi një përmbledhje të të gjitha reformave të ndërmarra vitet e fundit në Forcat e Armatosura dhe prioritetet e së ardhmes, duke u përqendruar tek puna e bërë nga Forcat e Armatosura për pastrimin e materialeve të tepërta të municioneve.

Ministri Imami u shpreh se gjatë këtyre viteve janë kryer një sërë reformash strukturale duke sjellë në vëmendje stafin e integruar të implementuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin Integral të Forcave të Armatosura, i cili është në përfundim e sipër, Planin e Ri të Përhapjes së Forcave të Armatosura, Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake, procese që po vijojnë me intensitet. Ministri Imami u fokusua posaçërisht tek çështjet e personelit, ku dhe aktualisht janë përqendruar energjitë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Akualisht është hartuar Strategjia Integrale për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe disa politika kyçe të zhvillimit të personelit si ato për trajnimin, rekrutimin, të nxjerrjes në lirim, të përzgjedhjes së personelit për në misione e ato që shkojnë për studime dhe kualifikime jashtë vendit, ndërsa po punohet për dokumentin e politikave të emërimit dhe të përparimit në gradë. /Start/

                                                                                             2012-06-07 15:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›