E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të nisë sa më shpejtë rruga që lidh Plavën dhe Gucinë”

Ministri Haxhinasto vlerësoi se, niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes të dy vendeve, i shërben njëkohësisht frymës progresive dhe stabilitetit në rajon dhe në mënyrë të veçantë interesave të përbashkëta të integrimit evropian dhe euroatlantik. Kryediplomati rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve në fushën e integrimit evropian. Gjatë takimit, palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke shprehur vullnetin për mbajtjen e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar dhe Industrial.

Gjithashtu bashkëbiseduesit evidentuan nevojën e realizimit sa më të shpejtë të projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, sidomos projektin për rrugën që lidh Plavën e Gucinë me Podgoricën, nëpërmjet territorit të Shqipërisë. Në takim u shqyrtua edhe mundësia e përdorimit nga shqiptarët në Mal të Zi të një abetare të përbashkët, si dhe u konsiderua përshpejtimi i përfundimit të marrëveshjeve në proces. /Start/

                                                                                             2012-06-07 16:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›