Tjetër ndalese për Everton

Everton dhe Birmingem City nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 ne takimin rikuperues te javës se 19-te te premier ligës angleze. Ne ?Gudison Park? ishin ne fakt miqtë te etur për pike te cilët kaluan te paret ne avantazh ne minutën e 17 me ane te mesfushorit kilian Besezhur. Vendasit gjeten shpejt rrugën e rrjetës kur ne minutën e 35 holandezi Haitinga barazoi shifrat. Pavarësisht disa rasteve ne pjesën e dyte nga te dyja skuadrat, rezultati nuk ndryshoi, duke u vulosur ne shifrat 1-1. Një barazim i cili shërben pak ne fakt për skuadrën e Birmingem, qe aktualisht ndodhet ne vend te 17, me pike te barabarta me Uest Hem qe ndodhet ne zonën e rënies nga kategoria. Skuadra e Aleks Meklish ka edhe një ndeshje me pak ne luftën për mbijetese. Ndërkohë, Everton ndodhet ne mesin e arte te tabelës ne vendin e 9-te ne kuotën e 37 pikëve. Premier Liga rikthehet ne 19 mars ne Tring, ndërkohë qe ne fund jave te apasionuarit e futbollit anglez do te kenë mundësi te ndjekin çerekfinalet e kupës se Anglisë, mes te cilave supersfiden Mançester United ? Arsenal.
Shpërndaje