Rusi, së shpjeti treni me energji nukleare
MOSKË- Drejtori i hekurudhave ruse Valentin Gapanovich, ka njoftuar se së bashku me agjencinë ruse për energji atomike, Rosatom, planifikojnë të zhvillojnë një tren me energji nukleare.
Sipas deklaratës së bërë për mediat ruse, treni pritet të ketë 11 vagonë, të cilët do t’i tërheqë një lokomotivë e vogël me energji nukleare.
“E kam parë dizajnin e trenit, që më ka pëlqyer si ide të cilën e ka paraqitur Rosatom”, ka deklaruar drejtori i hekurudhave ruse.
Ende nuk dihet se sa do të kushtojë konstruktimi, si edhe për masat e sigurisë të cilat do të merren për një tren të tillë.
(e.m/tg/BalkanWeb)