Tjetër viktimë në galeritë e Bulqizës, arrestohen tre persona
Miniera e Bulqizës tashmë është kthyer në një varr masiv. Një minator ka humbur jetë në thellësitë e galerive, pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu. Mësohet se viktima është 53 vjeçari Dilaver Koçi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në galerinë 41, 600 metra nën tokë. Trupi i minatorit është nxjerrë nga thellësitë e tokës. Mendohet se mungesa e kushteve të sigurisë në punë ka shkaktuar këtë tragjedia.
Ndërkohës pak orë pas vdekjes aksidentale të minatorit në minierën private, policia ka vënë në pranga tre persona, mes të cilëve edhe administratori i firmës Ramazan Nesini, i cili njëkohësisht mban detyrën e krye-gjeologut pranë firmës koncensionare ACR. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe tekniku i firmës Sabah Hoxha dhe përgjegjësi i ajrimit Bardhyl Rama, ky i fundit mbante të njëjtën detyrë edhe pranë ACR-së. Të tre të arrestuarit akuzohen për shkelje të sigurisë teknike.
