E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër vrasje, 45-vjeçari në Fier ekzekutohet brenda në lokal

 Lulëzim Heqini, 45 vjeç është vrarë me armë zjarri në lagjen Liri Gero të Fierit. Autori që ka kryer vrasjen është larguar menjëherë nga vendngjarja , duke mos bërë të mundur indentifikim e tij. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Heqini po pinte kafe në një bar të qytetit. Ai është goditur me gjashtë plumba pistolete silenciator. Mësohet se viktima kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për trafik lëndësh narkotike. Dyshohet se 45- vjçari të jetë vrarë për hakmarrje. Viktima është pjestari i tretë i familjes Heqimi që vritet, pasi më vitin 1998 i është ekzekutuar njëri vëlla Arbeni , i njohur dhe si një ndër kapot të trafikut të drogës në Fier. Ndërsa, në vitin 2005  është vrarë vëllai tjetër Rivelino, i cili pohohet që kishte bërë vrasje. Policia e Fierit po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›