E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana


Një oficer i doganave shqiptare të Kapshticës Urim Gjata, zbardh me imtësi, me fakte, me emra, gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës së mallrave, në një intervistë për të përditshmen Telegraf, duke pohuar që çdo doganier është i detyruar nga shefi i tij, që çdo mëngjes, të paguajë  “taksën” e ryshfeteve, 50 euro, si edhe atë çdo muaj, që është 300 euro dhe zbardh edhe sesi ndahet fitimi i përfituar nga ndihmesa e çdo doganieri në lejimin e kontrabandës.

Oficeri i doganës Urim Gjata, jep një shembull të këtyre ditëve. Nga dogana e Kapshticës, u lejua të kalojë një autobot me naftë të pastër, por në doganë, u deklarua që ka kerazinë, dhe shteti humbi 15.000 euro, nga mospagimi i taksës.

Atje, në dalje të parkut të doganës, çdo ditë është edhe një xhip i kontrabandës, i cili duhet të kontrollojë çdo maune, çdo makinë, që del nga zhdoganimi. Si është lejuar ky autobot, me naftë të pastër, të deklarohet se ka kerazinë?

Kuptohet. Atë shumë të 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.

- Zoti Gjata, ju jeni dakord që çdo denoncim i juaji për kontrabandën që zhvillohet në doganën e Kapshticës, ta publikojmë në gazetë?

- Çdo gjë unë e them me fakte dhe dua që kjo kontrabandë, që zhvillohet nga oficerë të doganës dhe të policisë, këtu në Kapshticë, le të botohet.

- Po, më thuaj gjithçka,  unë  shkruaj.

-Po, atëherë këtu asnjë nuk ka të pastër. Unë si Urim,  shefit tim i jap deri 1000 euro nga kontrabanda e rrobave kineze apo e autobusit turk.

- Këto 1000 euro,  ia jep çdo muaj?

-  Po, ne dhe emigrantët që vinë në Shqipëri ju marrim euro, që ti lejojmë të kalojnë, për plaçkat që sjellin.

- Çdo muaj i jep shefit  800 euro, deri në 1000 euro?

- Shefit ne i japim aksese, që vijon.  Një makinë fut mallra me konfeksione,  jep 600 euro.

- Si quhet shefi yt, që i paguani aksesin e ryshfetit?

- Çdo makinë  jep 600 euro, që të mos kontrollohet e të ikë, pa patur problem me doganën për mallrat që ka.

 - Pa u kontrolluar fare? Paguan shoferi, apo pronari?

- Jep 600 euro. Nga këto, 1 të katërtën e merr policia,  pjesën tjetër e merr drejtori ynë dhe ne marrim fundin.

- Me çdo automjet bëhet kjo, apo vetëm për fugonat e konfeksioneve?

- Tani makinat me rroba kineze konfeksione me targa maqedonase kalojnë çdo ditë dhe me OK të shefit, pa paguar doganë.

- Po për maunet? Bëhet e njëjta gjë?

- Doganierët dhe policët  me kombësi maqedonas, janë kushërinjtë dhe pjesë e kontrabandës  që sjell mallrat nga Maqedonia në Shqipëri.

- Policët e Maqedonisë, apo policët  tanë?

- Doganierët dhe policët   tanë, me shtetësi maqedonase në doganën e Kapshticës, ku  të gjithë kanë blerë shtëpi në Resnjë, të Maqedonisë. Me çfarë euro? Nga rroga që marrin si punonjës? Çkujtoni, ju? Dhe cili nga shteti ynë do ti kontrollojë?

-  Më jep ca emra të doganierëve të Kapshticës që kanë blerë shtëpi në Resnjë.

- Por të  gjithë doganierët kanë vila të padeklaruara  dhe janë miliarderë.

- Më thoni disa emra dhe dua edhe emrin e shefit tënd, të cilit ju i jepni çdo mëngjes e çdo muaj taksën e ryshfetit. 

-  Emigrantët që vijnë me plaçkat e tyre,  i  detyrojmë  të paguajnë për rrobat e plaçkat e shtëpisë të tyre, që kthehen, jo më pak se  200 euro dhe më shumë, varet nga volumi.

- Po  emrin e shefit tënd, si quhet?

- Artan Zaimi është shefi im, i cili, çdo mëngjes merr taksën nga ne, doganierët,  që është 50 euro në pranim, 100 euro në pikën e hyrjes dhe në fizik.

- 50 euro, në pranim dhe këto 100 në pikën e hyrjes? Çfarë është kjo? Përditë? Nga çdo doganier? Përse 100 euro?

- Tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro, ndërsa fiziku i ndan tek e tek. Plus, kësaj takse që i paguajmë shefit tonë,  paguajmë 300 mijë në muaj për policinë. Ke gjë tjetër?

- Nuk e kuptova unë. Çjanë këto 100 euro fiziku? Për kë fizik? Dhe kujt ia paguani 300 mijë në muaj, për policinë? Të reja, kjo 300 mijë?

- Jo në pikën e hyrjes në doganë për  në Shqipëri japim 100 euro shefit,  ndërsa fiziku është zona doganore që bën zhdoganimin.

- Domethënë ty të kërkojnë në pikën e hyrjes 100 euro përditë. Po emigrantët që kthehen, sa paguajnë për plaçkat e shtëpisë që sjellin?

- Emigrantët që kthehen duhet të paguajnë jo më pak se 300 euro për rrobat e tyre të familjes.

- Për çdo kamion me konfeksione dhe 100 euro në zhdoganim?

-  Kamioni që futet me rroba emigrantesh.

- Po për kamionët me konfeksione, si është skema e pagimit ?

-  Emigrantët me dokumente të rregullta që kthehen në Shqipëri. Për kamionët me konfeksione, është tjetër tarifë.

- E kuptova për emigrantët me plaçka, tani me sqaro, për kamionët me konfeksione? Po emra policësh që janë duke marrë këto euro? Shefa?

Po  policia kontrabandë që ruan atje nuk thotë asgjë që ky emigrant me plaçka nuk pagoi doganë të rregullt?

- Ua  japim ne përgjegjësve të turnit të policisë dhe drejtorit të doganës në mëngjes, tarifën.

- Më jep emra të përgjegjësve të turnit

drejtori ai që më përmende më lart, është?

- Tani 1/4 e merr policia,  900/shefi  ynë, çmbetet,  janë tonat.

- Më thuaj emrat e disa përgjegjësve të policisë

-  Mos më thuaj, janë tre.

- Më jep emra dhe shefi juaj 100 euro i do nga secili doganier atje, çdo ditë?

- Ne paguajmë tarifën tonë  çdo mëngjes.

- Çdo njeri nga ju doganierët, i  paguan  drejtorit, shefit tuaj,  100 euro,  çdo ditë, apo të gjithë bashkë 100 euro?

- Ndryshe, po nuk pagove sa të kërkojnë.???

 - Më thuaj, këtë çdo doganier, çdo mëngjes i jep shefit 50 euro, apo të gjithë bashkë 50 euro?

- Jo, tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro çdo doganier paguan çdo muaj 300 euro taksa e rrugës, fiziku, ndan çdo ditë fitimet.

- Këto te shefi që më dhe emrin apo jo?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›