E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme mohon: Nuk ka negociata me Greqinë

“Midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë duke u zhvilluar negociata të reja për të riformulimin e marrëveshjes për ndarjen e kufijve ujore mes dy shteteve”. Kështu ka pohuar për Vizion Plus, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili kryeson dhe grupin e punës që është ngritur për të analizuar dhe përgatitur marrëveshjen e re, që do te jetë gati për qeverinë shqiptare në një rinegocim te dytë.

Ai sqaron se është ngritur një grup punë me eksperte nga ministritë kryesore, ndërsa shpjegon dallimin mes grupit te punës dhe atij negociator. Turdiu ka dashur të bëjë të qartë se kjo tryezë funksionon vetëm në shërbim të qeverisë shqiptare dhe se ajo nuk ka tagër negociues me Greqinë.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se baza e gjithë punës që po kryen ky grup është shqyrtimi i vendimit te Gjykatës Kushtetuese. Turdiu nuk thotë nëse ka një date për nisjen e negociatave, ashtu siç dhe pohon se marrëveshja mes dy shteteve për ujërat do te ishte e rëndësishme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›