Tjetër vrasje për shkak të gërvishtjes së makinave
-Ky vit shënon disa raste me vrasje për shkak të gërvishtjeve të makinave.
Një 19 vjeçar ka gjetur vdekjen në orët para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.
I riu gjendej i shtuar në gjendje të rëndë pasi ishte masakruar me thikë nga tre bashkëmoshatarë të tij për arsye banale. Shtetasi Blerim Hoxha u plagos pasditen e djeshme në Sukth të Durrësit pas një grindje me tre të rinj, të cilët më pas e kanë goditur disa herë me thikë në trup. Sipas policisë së Durrësit shkak i kësaj plagosje fatale është bërë gërvishtja e makinës së njërit nga agresorët, nga Hoxha. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, i riu ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra.
Pas verifikimeve uniformat blu vunë në pranga mëngjesin e sotëm si të dyshuar për ngjarjen 19 vjeçarin Ervis Xheka, 21 vjeçarit Andrit Toçi dhe 18 vjeçarin Armando Xheka.
