E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetersimi i shkollave prinderit nuk ndalin protesten 1 2 3 4 5 5 vota

Do të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit. Ky ka qenë vendimi i prindërve të nxënësve të shkollave 9-vjeçare në Tiranë, të cilat sipas një projekti të Drejtorisë Arsimore, do të jenë pjesë e gjimnazeve ekzistuese, “Sami Frashëri”, "Qemal  Stafa” dhe “Ismail Qemali”. Ata kanë vazhduar edhe paraditen e së hënës të firmosin  peticionin, duke kërkuar nga strukturat përkatëse arsimore, që vendimin nëse këto shkolla do të tjetërsohen apo jo,  ta dërgojnë zyrtarisht nëpërmjet nje shkrese.

Lexo të plotë ...   Gjak për të shpëtuar jetë, bie numri i dhuruesve me pagesë 1 2 3 4 5 (6 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Pjerin Gjoni ka ndihmuar për të mbajtur në jetë 7 persona, pasi është një dhurues vullnetar aktiv gjaku. E në prag të ditës ndërkombëtare të dhurimit vullnetar të gjakut, Ministria e Shëndetësë i ka shprehur mirënjohje jo vetëm Gjonit, por dhe shumë personave të tjerë, që prej vitesh kontribuojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Lexo të plotë ...   100-vjetori i pavarësisë, Berisha: Gati komisioni shtetëror 1 2 3 4 5 (9 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar do të ngrihet një komision shtetëror i posaçëm me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave, por edhe shqiptarë të diasporës. 17 muaj përpara datës së shënuar për ditëlindjen e 100-të të kombit shqiptar, kryeministri Sali Berisha bëri me dije se përpara 28 nëntorit 2012, do të jetë gati tempulli i ri i parlamentit dhe stadiumi i ri në Tiranë.

Lexo të plotë ...   “Opozita e tkurrur”, Omari: Po cënohen institucionet 1 2 3 4 5 (6 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Konstitucionalistët dhe hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë mendojnë se ka ardhur koha për ndryshimin e Kushtetutës dhe legjislacionit ku është bazuar dokumenti themeltar. Sipas akademikut Luan Omari, zhvillimet politike të kohëve të fundit kanë sjellë dukuri negative veçanërisht në shkeljen e pavarësisë së pushteteve. Këto ide ai i ka publikuar në librin e tij më të ri me titull “Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese”.
Lexo të plotë ...   "Ndërtesa e lirisë", Berisha: Këtu lindi lëvizja studentore 1 2 3 4 5 (8 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Godina e re e fakultetit të Drejtësisë ngrihet në zonën ku 20 vjet më parë studentët dhe pedagogët u futën në grevën e urisë për të kërkuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor me rrëzimin e komunizmit. Studentët e Shkencave Sociale dhe Juridikut do të ndjekin studimet në godinën e kinoklubit në qytetin studenti të pagëzuar me emrin “Ndërtesa e lirisë”, inagurimin e të cilës e bëri kryeministri Sali Berisha.  Lexo të plotë ...   Akt diskriminues. Grekët bllokojnë gjyqtarin shqiptar 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Greqia nuk njeh pasaporten biometrike të shërbimit shqiptare. Kete here skandali ka perfshire nje gjyqtar me dy pjestarë te familjes se tij. Skender Damini, gjyqtar i Fierit, udhetonte me babain dhe bashkeshorten per ne Greqi, por ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije, ai eshte konsideruar person i rrezikshëm dhe nuk eshte lejuar te kaloje traun. Fakti u denoncua nga nënkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne një konference te posatshme shtypi, ne prani edhe te gjyqtarit Damini. Spahiu, konfirmoi edhe arsyen e ketij refuzimi, qe sipas tij eshte vendlindja ne Mazret te Çamerise te babait te gjyqtarit, Damin Damini. Lexo të plotë ...   Takimi i Brukselit, PS: 8 Maji në krye të axhendës 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Ankimimi i rradhës i Partisë Socialiste do të përcillet pas Kolegjit Zgjedhor drejt selisë së Parlamentit Europian. Deputetja Arta Dade thotë se ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të 8 Majit në KQZ do të jetë pjesë thelbësore e axhendës së shtatë deputetëve socialistë në Bruksel ku do të diskutohen 12 rekomandimet e BE-së për integrimin e Shqipërisë. Lexo të plotë ...   Vendimi i fundit, Kolegji Zgjedhor për ankimimin e PS-së 1 2 3 4 5 (9 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Kolegji Zgjedhor pritet ta jape sot vendimin per ankimin e fundit te opozites per votat e Tiranes. Trupi gjyqësor nisi qe prej ores 10:00 shqyrtimin e kesaj padie.  Deputeti Damian Gjiknuri tha se PS kundërshton vendimet e KQZ për ndryshimin e tabelës së rezultateve për çdo qendër votimi. Këto vendime- tha Gjiknuri- janë marrë pas hapjes së kutive nga KQZ që prej datës 18 maj deri në 23 maj me numërimin e fletëve të kontestuara. 
Lexo të plotë ...   PS 20 vjeç. Ceremonia festive pa themeluesit 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Në 20 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, lideri i opozitës, Edi Rama tha se socialistët kanë treguar në dy dekadat e fundit se janë në anën e duhur të historisë. Kryesocialisti Rama theksoi se ky 20 vjetor përkon me orën e një udhëkryqi të vështirë për shqiptarët.
Lexo të plotë ...   Vendimi i pakthyeshëm. Paloka: Kushtetuesja asnjë ndikim 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Pavarësisht se është organi gjyqësor më i rëndësishëm në vend, Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi në rastin e zgjedhjeve. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaron se socialistët nuk kanë asnjë shans për të përmbysur  rezultatin nëse i drejtohen kësaj gjykate pasi përveç Strazburgut, fjalën e fundit për 8 majin e ka ekskluzivisht Kolegji Zgjedhor.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›