E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e kuotave. Vetem ne UT 6000 studente te rinj 1 2 3 4 5 6 vota e

6000 studentë të rinj do t’i shtohen auditorëve të universitetit të Tiranës. Një shifër kjo më e lartë se nje vit më parë, ndërkohë që prioritet këtë vit ju është dhënë degëve si mësuesia apo atyre të shkencave të natyrës. Këtë deklaratë e bën publike për Albanian Screen rektori i universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Lexo të plotë ...   Integrimi në rrezik, Islami: PS duhet të thyejë bojkotin 1 2 3 4 5 (6 vota) e enjte , 16 qershor 2011 Ish- Ministri i jashtem Kastriot Islami kerkon nga lidershipi socialist te thyeje bojkotin dhe te rishikoje aksionin politik te opozites per hir te integrimit. Deputeti Islami i vetmi qe vazhdon te shkoje ne Parlament ndryshe nga grupi socialist deklaron se mesazhi i eruopianeve eshte i qarte dhe politika shqiptare duhet ta degjoje.
Lexo të plotë ...   Mesazhi i Brukselit, Haxhinasto: Ishte për të gjitha palët 1 2 3 4 5 (6 vota) e enjte , 16 qershor 2011 Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto pak minuta pak orë pas kthimit nga Brukseli bëri me dije mesazhin që Parlamenti Europian i drejtoi dy partive të mëdha në vend për dialog konstruktiv. Vizitën në parlamentin Europian, ministri Haxhinasto e konsideroi si pjesë përbërëse të axhendës për 12 rekomandimet e BE-së ndaj Shqipërisë.
Lexo të plotë ...   Ikën Beqja. Kushtetuesja i heq mandatin 1 2 3 4 5 (6 vota) e enjte , 16 qershor 2011 Gjykata Kushtetuese i heq mandatin e deputetit, socialistit Ilir Beqja. Pas 9 muajsh shqyrtim të çështjes, Kushtetuesja ka dalë me një vendim që ndalon Ilir Beqjan të ushtrojë funksionin e ligjvënësit në Parlament për shkak se ka përfituar fonde publike në kohën kur është zgjedhur deputet nën siglën e PS-së.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Sekuestrohen 1 kg e gjysme kanabis. Dy në pranga 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 16 qershor 2011 Forcat e antidrogës në policinë e Tiranës kanë sekuestruar 1 kilogram e gjysmë kanabis sativa. Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë në kuadër të operacionit “Weekend II”, i cili coi edhe në arrestimin e dy personave. Marsel Varka 21- vjeç dhe Kreshnik Meta, 28- vjeç, u arrestun në flagrancë, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë 22- vjeçari Alban Danga, 22 vjec, i padënuar më parë.  Arrestimi i tyre u bë rreth orës 21.00 të së mërkurës, në rrugën “Mine Peza”.
Lexo të plotë ...   Gjirokastër, sekuestrohen 150 kg mariuanë. Dy në pranga 1 2 3 4 5 (0 vota) e enjte , 16 qershor 2011 150 kg lëndë narkotike mariuanë ka sekuestruar policia e Gjirokastrës në operacionin e koduar “EKLIPS”. Lënda narkotike ishte nisur nga Lazarati drejt Sarandës dhe gjatë aksionit policor është bërë i mundur edhe ndalimi i dy prej transportuesve të saj, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të ndaluarit janë Shkelqim Besimaj 39- vjeç nga Vlora si dhe Dorjan Rrapaj 28- vjec nga Tepelena. Sipas burimeve policore mendohet se tarfikantet jane pjese e nje grupi te mireorganizuar për trafik lëndësh narkotike.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 qershor 2011 )   Shqipëri-BE, delegacioni shqiptar nuk firmos 1 2 3 4 5 (7 vota) e enjte , 16 qershor 2011 Edhe sesioni i tretë i takimit të përbashkët parlamentar BE-Shqipëri, si dy sesionet e mëparshme nuk ka arritur të bindë pozitën dhe opozitën shqiptare të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët. Një mungesë e tillë, shenjë e krizës së thellë politike që po kalon vendi, është mbushur me një deklaratë të përbashkët të europarlamentarëve, që edhe ata i përkasin partive të majta dhe të djathta në parlament.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Skandali i flamurit, reagon Aleanca Kuqezi 1 2 3 4 5 (6 vota) e mërkurë , 15 qershor 2011 Aleanca Kuqezi reagon menjëherë pas skandalit me flamurin kombëtar në Bruksel. Duke shprehur keqardhje që Shqipëria përfaqësohet ende në Europë me reminishencat e të kaluarës, ato kërkojnë nga qeveria të dërgojë flamurin e vërtetë në institucionet europiane.

Lexo të plotë ...   Berisha mbledh Task-Forcën, diskutohet mbjellja e arrorëve 1 2 3 4 5 (9 vota) e mërkurë , 15 qershor 2011 Kryeministri i vendit Sali Berisha mblodhi gjatë pasdites Task-Forcën për projektin e mbjelljes së arrorëve dhe shegës. Në këtë mbledhje u diskutua puna e bërë deri tani nga grupi i punës dhe specialistët për fazën e studimit të kësaj nisme të rëndësishme.

Lexo të plotë ...   Mungesa e barnave, QSUT premton zgjidhje të shpejtë 1 2 3 4 5 (4 vota) e mërkurë , 15 qershor 2011 Pacientët e onkologjikut pas një vakumi disa ditor te barnave me mbylljen e tenderit do të kenë mundësi të mos i blejnë ato. Garancia vjen nga Drejtori i QSUT, Sajmir Ivziku i cili theskon se 1 e 3 e tenderave kanë përfunduar. Këto mungesa do të eleminohen sipas Ivzikut vitin e ardhshëm, pasi kontratat priten të mos jenë më 1-vjeçare, por tre. Drejtori i QSUT-së prezantoi dhe disa risi të tjera.

Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›