KQZ maratone numerimi.Basha ne avantazh
KQZ perfundoi dje numerimin e kutive te njësisë nashkiake Nr.2 dhe Nr.3. Deri tani, në 485 kuti të rihapura nga KQZ për tri njësi vendore, çojnë me 76 vota në avantazh kandidatin Lulzim Basha përballë rivalit të tij, Edi Rama. Nga rinumërimi i 128 kutive me materialet zgjedhore rezultuan 56 fletë të vlefshme për kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga të cilat 36 vota ishin për kandidatin Rama dhe 20 vota në favor të kandidatit Basha.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë rinumërimin për KZAZ 48, të hënën në orën 10.00. Janë gjithsej 43 qendra votimi në njësinë bashkiake numër 4, ku secila qendër ka 4 kuti me materialet zgjedhore me fletet e hedhura në kutitë e gabuara më 8 maj. Në total gjatë kësaj jave, do të hapen 1338 kuti nga KQZ për 8 njësi vendore në Tiranë.