E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ministrat e jashtem te BE diskutojne sot per Shqiperine

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian diskutojnë sot në Luksemburg mbi krizën shqiptare. Rezultatet e diskutimit do të bëhen publike në përfundim të takimit, rreth orës 16:00 të ditës së sotme, kur shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të bëjë publik qendrimin e ministrave.

Ndërkaq, në takimin qe ka nisur rreth orës 9:30, ministrat do të diskutojnë mbi situatën në Shqipëri, veçanërisht për procesin zgjedhor. Ministrave u është shpërndarë një material i hartuar nga sekretari i përgjithshëm i shërbimit të jashtëm europian, Pierre Vimont, ku theksohet se edhe pse zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë paqësore e transparente, situata post elektorale në Shqipëri jep mundësi për t’u shqetësuar.

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE pritet tu bëjë thirrje liderve politikë në Tiranë të mbështesin përfundimin e procesit zgjedhor dhe të fokusohen në integrimin europian të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›