Skënder Muçaj: Ndërtimet në zonat arkeologjike, katastrofë në trashëgiminë kulturore
Nuk është normale situata që po ndesh sot arkeologjia shqiptare, ku mos miratimi i buxhetit bën që të mos realizohen ekspeditat arkeologjike. Kështu u shpreh një prej specialistëve më të njohur të arkeologjisë shqiptare prof.dr. Skënder Muçaj.
Për arkeologjinë shqiptare arkeologu Muçaj pohon se duhet të ketë një kontroll më të madh nga institucionet shtetërore, sidomos në ato zona ku po kryhen shumë ndërtime. Sipas tij nuk është aspak normale kjo situatë, por dhe vetë statusi që ka Qendra e Studimeve Albanologjike që është akoma në një proces tranzicioni që duhet të kishte përfunduar. Sipas arkeologut Muçaj, kanë kaluar 2 vjet dhe QSA duhej të kishte statusin e saj. Duket se QSA nga MASH nuk ka qenë në vëmendjen e duhur. Dihet se MASH ka shumë probleme, por Instituti i Arkeologjisë nuk ka qenë në vëmendje të saj. Ne na duhen 600 persona në vit për gërmime dhe po kështu si ne kërkojnë fuqi punëtore dhe institucione të tjera. Asgjë në arkeologji nuk bëhet pa fuqi punëtore, pohon arkeologu Muçaj. Më tej në vijim të kësaj interviste ai flet dhe për shumë probleme të tjera, që has sot arkeologjia shqiptare.
-Gjatë këtij sezoni ju duhej të ishit me ekspedita, ndërkohë që jeni akoma në Tiranë. Si e komentoni këtë situatë?
Nga drejtuesit e QSA, gjatë këtij viti ishte parashikuar buxheti i fuqisë punëtore, por sipas tyre duhet një vendim i Këshillit të Ministrave që ai të aprovohet për punëtorët të quhen me kontratë. Ne deri tani nuk kemi asnjë përgjigje nga drejtoria e Institutit të Arkeologjisë, si dhe nga drejtoria e QSA. Gjatë këtij viti unë kam bërë një ekspeditë në Bylys, por ajo është në bashkëpunim me shtetin francez, kështu që ata erdhën për të dhënë ndihmën e tyre. Buxheti ishte përgjysmë me palën franceze dhe ekspedita nga një muaj u realizua vetëm 2 javë për shkak se mungonte buxheti. Për ekspeditën tjetër ajo ishte e parashikuar vetëm me buxhet shqiptar, ishte projekti Monumentet e Kultit të Krishterë në Shqipëri, ajo është kishë shumë e njohur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Mesdheun. Është një monument, që edhe pse nuk ka filluar akoma gërmimi është në vëmendjen e vizitorëve të ndryshëm që shkojnë në qytetin e Sarandës. Por ky qe viti i fundit për përfundimin e gërmimeve dhe do të vazhdonte për studime në vitet në vazhdim dhe kjo do ti jepte mundësi për vëllimet e parashikuara të këtij monumenti të rëndësishëm. Ndërkohë që mungesa e ekspeditës këtë vit, sjell jo vetëm dëmtime në monumente, por sjell dhe zvarritje në përgatitjen e vëllimeve në këtë monument. Pa përfunduar gërmimi në monument nuk mund të themi se do të mbarojnë dhe këto vëllime pasi ato kërkojnë kohën e tyre. Ne kishim planifikuar që të mbyllnim procesin e gërmimit përfundimisht dhe në vitet 2011-2012 të dorëzonim vëllimet. Unë kam dhe një projekt tjetër në komunën Cakraj, por buxheti është shumë i paktë dhe kishim shpresë që mund të gjenim fonde nga Ministria e Financave, por deri tani kjo nuk është realizuar. Në jemi në pritje të buxhetit, por ne në Cakraj do të vazhdojmë që të punojmë me buxhet të vogël.
-Tregoni se këto janë zona shumë të rëndësishme arkeologjike. Ju keni vite që merreni me arkeologjinë, por ju duket normale kjo situatë, kur janë kaq të rëndësishme këto ekspedita?
Nuk është aspak normale, por nuk është normal dhe vetë statusi që ka QSA që është akoma në një proces tranzicioni, që duhet të kishte përfunduar. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave ne duhet ta kishim përfunduar këtë proces, pasi kaluan 2 vjet dhe duhej të kishte pasur statusin e saj. Duket se QSA nga MASH nuk ka qenë në vëmendjen e duhur. Dihet se MASH ka shumë probleme, por Instituti i Arkeologjisë nuk ka qenë në vëmendje të saj. Ne na duhen 600 persona në vit për gërmime dhe po kështu si ne kërkojnë fuqi punëtore dhe institucione të tjera. Asgjë në arkeologji nuk bëhet pa fuqi punëtore.
-E ndërkohë ju janë paguar dietat, kur ju keni qenë me ekspedita?
Që nga viti 2006 ne kemi pasur probleme me shpenzimet, por dhe me dietat. Që të realizohet një ekspeditë kërkon personelin tekniko-shkencor, por dhe materiale që na duhen për ekspedita dhe ne kjo na ka munguar. Ne kemi lënë pagat tona për të realizuar këto ekspedita. Po e lë në mes të rrugës gërmimin, atëherë ka dhe më shumë dëmtime dhe ne prandaj nuk e kemi lënë. Ne kemi sakrifikuar për ato projekte, që janë pa bashkëpunim me të huajt, siç është dhe monumenti i 40 shenjtorëve në Sarandë.
-Flitet shumë për trashëgiminë kulturore, për projekte të mëdha, por ju si specialist çfarë mendoni për këtë?
Unë mendoj se këto kanë të bëjnë më shumë me problemin e administratës. Nuk është problemi se mungojnë paratë, për mua QSA nuk ka pasur në vëmendjen e saj Institutin e Arkeologjisë. Ajo është marrë më shumë me studime sa i takojnë historisë bashkëkohore të vendit tonë dhe atje kanë shkuar dhe më shumë buxhete, ndërsa pjesa e arkeologjisë nuk ka pasur mbështetjen e duhur. Arkeologjia ka shpenzimet e saja, ka gërmimin, përpunimin e materialit dhe nuk është si ato shkenca të tjera që bëhen në tavolinë. Prandaj arkeologjia kërkon dhe më shumë vëmendje për ato degë të tjera të shkencës së albanologjisë.
-Në një kohë kur ju kërkoni që të realizoni ekspeditat, të cilat sipas jush janë të rëndësishme strukturat shtetërore qëndrojnë indiferente para këtij fakti?
Deri tani arkeologjia ka ecur mirë dhe ajo ka qenë në pararojë sa i takon shkencave të tjera albanologjike dhe në sajë të bashkëpunimit me jashtë. Territori ynë i takon Mesdheut dhe botimet tona nuk mund ti shpëtojnë dhe kritikës së rajonit dhe kjo ka sjellë dhe bashkëpunimin me të huajt. Por sot ajo ka nevojë që të mos dali jashtë vëmendjes, për arsye se në shumë qendra të rëndësishme ajo ka nevojë që të zhvillohet dhe më shumë.
-Sa i kanë dëmtuar ndërtimet zonat arkeologjike?
Ka shumë probleme, ne vazhdojmë që të eksperimentojmë, të fusim forma të reja në ligjin e trashëgimisë kulturore etj, dhe nga ana tjetër sot Instituti i Arkeologjisë nuk e ka atë vëmendje që ai ka pasur dikur, por buxheti që i jepet instituti është e paktë. Ne marrim pak buxhet dhe në territorin tonë më shumë vëmendje i kushtohet buxhetit për restaurim jo për gërmim, i cili kërkon më shumë buxhet se çdo gjë tjetër, pasi ai është shkencor. Duke mos e konceptuar mirë këtë gjë ka pasur një disporpocion mes konservimit dhe gërmimit. Monumentet kanë nevojë për konservim dhe restaurim dhe nuk jam që atyre ti ulet buxheti, por nuk duhet lënë pas dore dhe gërmimi. Më vjen shumë keq që sot ka shumë dëmtime në zona të ndryshme arkeologjike apo dhe në shumë monumente kulturore. Sa i takon zonave arkeologjike që ne jemi duke gërmuar, ne akoma nuk kemi arritur as 1 për qind, sepse kur të arrijmë këtë ne do të themi se kemi bërë punë. Ndërtimet po sjellin dëme të mëdha në trashëgiminë arkeologjike të Shqipërisë, pra nëse ky nuk bëhet problem i të gjithë strukturave të shtetit shqiptar, atëherë nesër do të jetë shumë vonë, por nuk janë vetëm ato gërmime që janë klandestine pasi gërmimet po vazhdojnë në të tëra anët, ato janë një katastrofë në disa zona. Një pjesë janë ndërtime të planifikuara që janë në zona të panjohura, por që gjatë rrugës ndeshen me pjesë arkeologjike ose monumente. Problemi qëndron sepse shumë nga këto projekte kalojnë pa u parë nga specialistët e arkeologjisë së shpëtimit. Pra kur mbarojnë atëherë thirren dhe specialistët për të parë, ndërsa në ato qendra të banuara më vjen keq që ndodh një dëmtim i tillë. Një katastrofë është bërë në Durrës, ky qytet për mua ka marrë fund. Është një qytet i rëndësishëm jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Ballkanin dhe nesër ky qytet nuk do të ekzistojë më. Aty ndërtohet kudo dhe është ndarë në zona A dhe B. Ai është një qytet ku është ndërtuar kudo, pasi janë dhënë leje nga bashkia. Ndërtohen shumë pallate që dihet se shkojnë me thellësi të madhe gërmimesh dhe ato nuk lënë dot asnjë gjurmë trashëgimie, e cila po shkatërrohet nga ana arkeologjike. Por këtu nuk është vetëm ndërtimi, por është vetë pushte