E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Gjithçka për palin 6-të pikësh

Presidenti i Serbisë Boris Tadic ka deklaruar se vendi i tij ka bërë gjithçka të mundur për të arritur marrëveshjen gjashtëpikëshe për rikonfigurimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, dhe pret që në periudhën e ardhshme ajo të implementohet. "Marrëveshja nuk është e drejtuar kundër asnjë pale, por e ruan integritetin dhe të drejtat legjitime të të gjithë të interesuarve në këtë konflikt historik që po ndodh në Kosovë", është shprehur Tadic. Ndërkohë që ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën me siguri do të mbahet ditën e hënë apo të martë të javës së ardhshme. Jeremiç tha se Serbisë i është dhënë garancia se plani gjashtëpikësh nuk do të ndryshohet. Zyrtarët serbë, më herët kanë deklaruar se do ta pranojnë vendosjen e EULEX-it në Kosovë në qoftë se misioni miratohet nga Kombet e Bashkuara, nëse do të jetë neutral ndaj statusit dhe nëse nuk e zbaton planin e Ahtisaarit. Planin gjashtëpikësh i Kombeve të Bashkuara, i pranuar nga Serbia, është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›