Talebanët: Kemi trupat e dy ushtarëve amerikanë
Zëdhënësi i militantëve, Qare Yousuf deklaroi përmes telefonit për agjencinë “Reuters” se ushtarët janë gjetur dy ditë më parë të mbytur. Ndërkohë, shefi i policisë së provincës, Abdul Jabar, deklaroi se dy ushtarët e huaj ishin amerikanë, të cilët janë mbytur në një lum pasi kishin mbërritur në këtë zonë gjatë një përleshjeje me armë dy ditë më parë.
Më herët, forcat e NATO-s në Afganistan njoftuan se dy ushtarë u shpallën të zhdukur të mërkurën gjatë një misioni rutinë në perëndim të vendit.
Lajmet për ushtarë të zhdukur në Afganistan janë tepër të rralla. Një ushtar amerikan rezulton i zhdukur në jug të vendit që prej muajit qershor. Rebelët kanë deklaruar se ai është i burgosuri i tyre, ndërkohë që forcat amerikane në atë zonë kanë nisur një operacion masiv kërkimi.