Merkel: Do vazhdojmë të mbështesim Afganistanin
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të konsiderojë se kur të arrijmë t'i kalojmë kompetencat e sigurisë në duart e qeverisë afgane, nuk do ta harrojmë Afganistanin", deklaroi sot Merkel, gjatë një konference për shtyp bashkë me Presidentin afgan Hamid Karzai. "Në mbështetjen e Afganistanit në të ardhmen mund të përfshihen edhe ndihma financiare", vazhdoi Merkel.Trupat gjermane pritet të tërhiqen nga Afganistani gjatë vitit 2011.