E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks vijon rrjedhjen e dokumentave

Wikileaks ka vijuar me publikimin e rreth 400 mije dokumenteve ushtarake sekrete te cilat tregojne se komandantet amerikane injoruan provat per tortura te paraqitura nga autoritetet irakene.

Dokumentet sugjerojne gjithashtu se qindra civile jane vrare ne postoblloqet e trupave amerikane pas pushtimit ne mars te vitit 2003.

Ato tregojne gjithashtu se SHBA mbajten rekordin e vdekjeve ne radhet e civileve pavaresisht se me pare e kane mohuar nje gje te tille.

Sipas Wikileaks bilanci i viktimave ka qene 109 mije nga te cilet 66.081 jane civile. Administrata amerikane i ka bere kritikat e saj ueb sajtit qe ka publikuar numrin me te madh te dokumentave sekrete. Nje zedhenes i Departamentit te Mbrojtjes hodhi poshte te dhenat e publikuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›