Akuza, 6 vjet burg administratorit te Al Kadi-se
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda, ka kerkuar dje deklarimin fajtor dhe denimin me 6 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe, per administratorin e Al Kadi-se. Gjate seances se djeshme, prokurori i ceshtjes sqaroi se i pandehuri Hamzeh Abu Rayyan, akuzohet per vepren penale te "fshehjes se fondeve per pasuri te tjera, qe financojne terrorizmin".
Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, akuza ka shpjeguar se i pandehuri eshte administratori i sheikut saudit, Yassin Abdulla Al Kadi, nje nga personat me te shumekerkuar ne vendin tone, per financime te terrorizmit. Hetimet ne ngarkim te tij, pas kallezimit te bere me 10 gusht te vitit 2006 nga ana e Drejtorise se Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave, ne ngarkim te shoqerise "Lloxhall" sh.p.k me administrator jordanezin Hamzeh Abu Rayyan. Pas fillimit te hetimeve nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, per Yassin Abdulla Kadi, prokuroria sekuestroi edhe 19 objektet, midis tyre kullat binjake, te cilat jane ne pronesi te ketij te fundit dhe te leshuara me qira. Pas shpjegimit te veprimeve te te pandehurit, te cilat kane cuar ate edhe ne marrjen nen hetim dhe dergimin ne gjykim te dosjes, prokurori i kerkoi gjykates qe i pandehuri te vuaje denimin ne nje burg te sigurise se zakonshme. Nderkohe qe Rayyan, i cili aktualisht po gjykohet ne gjendje te lire, per disa muaj me radhe sipas prokurorise, ka fshehur shuma te medha perfitimesh, te ardhura nga 19 bizneset e ndryshme. Pas leximit te konkluzioneve perfundimtare, i pandehuri i ka bere me dije gjykates se ai ishte i pafajshem dhe nuk kishte lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria. "Shpreh konsiderate per drejtesine e kesaj gjykate, qe do te pasqyroje ate qe eshte trajtuar pa paragjykuar personin tim. Jam i pafajshem per ate qe pretendon akuza", ka deklaruar dje i pandehuri perpara gjykates. Nderkohe qe avokati mbrojtes i ka kerkuar gjykates kohe te mjaftueshme, per te pergatitur konkluzionet e tij perfundimtare. Nga ana tjeter edhe vete i pandehuri Abu Rayyan do te jape shpjegimet e tij, ne lidhje me akuzen e ngritur. Seanca e radhes do te zhvillohet ne daten 8 dhjetor.