"Tokat djerre me qira, jo praktike"
Fatjona Mejdini
Marrja ne administrim e pronave te lena djerre nga pronaret, eshte e pazbatueshme nga pikepamja praktike. Ky eshte opinioni i Presidentit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo, i cili prej vitesh mbron kauzen e kthimit te pronave tek pronaret legjitim. Perfaqesuesi i republikaneve, aleateve te ngushte te demokrateve, gjithsesi shprehet se qendrimi i shprehur nga kryeministri Berisha, per marrjen ne administrim te tokave djerre nga ana e komunave, eshte nje ide e mire. Por sipas Sabri Godos, duket problematike menyra sesi do te implementohet kjo nisme, duke qene se jane disa pale te cilat duhet te lidhin marreveshje me njera-tjetren. "Mua me duket disi e paqarte kjo ide, e venies ne perdorim nga ana e komunave te tokes djerre dhe pastaj kompensimi i pronarit me 1/10-en dhe marredheniet me kontraktorin e ri, atij qe do i jepet toka per te punuar. Si ide mund te jete e mire, por nuk me duket se mund te gjej zbatim praktik", u shpreh ne lidhje me kete nisme Godo. Por perfaqesuesi i republikaneve, ne kuader te kesaj nisme, hedh idene e nje reforme te thelle ne bujqesi. "Une mendoj se duhet te perqendrohemi me teper tek nje reforme e thelle ne bujqesi dhe brenda kesaj eshte dhe ky problem, qe shqeteson qeverine me te drejte", theksoi ai. Sipas Godos, problemi i lenies se tokave djerre nga ana e pronareve i ka rrenjet me te thella dhe lidhet me nje kompleksitet problemesh. Ne kete kuader, Godo theksoi se ka shume raste kur ndonese fshataret prodhojne nga tokat e tyre, detyrohen ta shperdorojne produktin, sepse nuk gjejne treg shitje. "Duhet ditur pse e lene kete toke papunuar dhe pse ndodh qe atje ku punohet, prodhimi shkon dem", theksoi Godo, duke e quajtur problemin te thelle dhe kompleks. Pak jave me pare kryeministri Berisha, kerkoi nga Ministria e Bujqesise hartimin e nje ligji, i cili i jepte te drejten komunave qe te merrnin ne perdorim token e fshatareve qe e kishin lene ate djerre. Sipas Berishes, pronareve te tokes sipas ligjit 7501, do t'iu jepej e drejta e marrjes se 1/10-es te fitimeve, qe do te vinin nga administrimi i kesaj toke. Kryeministri Berisha e justifikoi kete nisme, me numrin e madh te tokave te lena djerre ne te gjithe vendin dhe po keshtu, me numrin e vogel te tokave bujqesore qe ka vendi yne. Problemi i tokave te lena djerre nga ana e pronareve qe i kane perfituar nepermjet ligjit 7501, eshte prekur disa here nga perfaqesuesit e larte te mazhorances. Pavaresisht kesaj, ende nuk i eshte dhene nje zgjidhje konkrete ketij problemi, i cili per vite shoqeron gjendjen e tokave bujqesore ne vendin tone. Nga ana tjeter kthimi ne ligj i nje nisme te tille, pritet t'i sensibilizoje me shume pronaret e tokave bujqesore per perdorimin e tyre dhe mos lenien me djerre. Nderkohe qe pronaret e vjeter, apo ish-pronaret jane shprehur kunder nje nisme te tille, duke e krahasuar ate me reformen agrare te realizuar nga udheheqesi komunist i asaj kohe, Enver Hoxha. Gjithsesi, Godo eshte shprehur pro, nje nisme te tille.