Mbeshtetja instiktive
Pa piken e dyshimit pohojme se nuk eshte dashuria per partine ajo qe e shtyn aristokratin Edi Rama te rikandidoje per kryetar partie. Asnje nuk do te mund te krijonte nje simbol ne kuptimin e renies se tij morale e politike. Them asnje, por nuk mund te mos permend Ben Blushin, i cili ia ka thene te gjitha miqesisht, shoqerisht, zyrtarisht dhe publikisht. Por, deri me sot ai, "fatlumi", nuk ka mundur ta kuptoje, ta lexoje projektin per rimekembjen e partise. Perpjekja e vetme e tij eshte shmangia nga e verteta, nga fajesia.
Kaq. Asgje me shume.
Keshtu, sipas mendjes se tij, del se, ndersa kerkohet ndryshimi, apo me sakte, kthimi ne rregulla, ne norma, ne mundesi per analiza te thella, ky duhet te mbetet ashtu sic eshte tani: vulehumbur, "Sa poshte paska rene katundi", thone shkodranet.
Migrimi i ish-kryetarit neper qytete tanime i eshte kthyer ne nje ferr te vertete, ne pritje e percjellje thuajse mortore. S'ka me tam-tame. Nuk e ndjekin nga pas urlatoret qe mblidhte G 99-ta. Ai qe, (sipas tij) njihte vetem pune, tani shtrengohet te jete i izoluar, pothuaj i braktisur nga te gjithe, pa fraka me kopsa te florinjta, pa kilota dhe corape te bardha, pa kengetare alla-rep, pa shoqerues te tipit N.H dhe T.B.
Sali Berisha dhe Ilir Meta ia kane ngrire buzeqeshjen.
Vetem, nje ndjenje e mban gjalle deri ne 29 qershor e, me pas, deri me 29 shtator: rikthimi ne sferen e larte politike. Sepse, sic e deklaroi edhe vete nuk e nderpret komunikimin me miqte e vet, me ata qe e sollen ne krye te partise dhe me ata qe e mbeshtesin, instiktivisht. E perseris: instiktivisht. Edi Rama nuk e do Gramoz Rucin, por edhe Gramoz Ruci nuk e do Edi Ramen. I pari, i takon te Djathtes, i dyti i te Majtes puniste. Ane Shan, ane Bagdad! Ceshtje kohe qe, ne mos njeri, tjetri, do te marrin shpage ne menyren me te keqe. Namik Dokle nuk e do me Edi Ramen dhe anagjore. Paqja e kerkuar mes tyre eshte paqe formale, sipermarrese, provinciale, akaparatore. Nuk mund ta doje Pandeli Majko Edi Ramen, pasi ai nuk e harron shkelmin qe i dha deres se tij duke e bere cope-cope, per arsye se nuk e gjeti ne zyren e vet! Ata, qe deri dje, e gelltitnin inatin nga zori, sepse i kujtonin njeri-tjetrit kohen e anetaresimit ne Partine Socialiste, paaftesine per te qene kryetar partie, apo kryetar i grupit parlamentar, do ta rrotullojne rroten ne te kundert, sepse askush nuk mund te ngjitet pas pushtetit ne "xhama te thyer".
Qendrimet e rezervuara te Ermelinda Meksit (profesores se nderuar qe nganjehere, nepermjet diskutimeve ne parlament i ka dhene strehim tjeterkujt), apo te Vali Leskes, e te Fatmir Xhafes nuk hapen, as kopjohen, por shfaqen ne ankesa, pakenaqesi dhe gerricje te mbyllura. Jo pa qellim bej sikur i jap nje pozicion me komod Arta Dades.
S'ka arsye qe Bashkim Fino me mjaft kontribute (naten e fundit e vune ne listen e kandidateve nepermjet nje presioni) te tregohet entuziast per rikandidimin e Edi Rames, qe tani eshte rrokullisur e gremisur ligsht. Sidomos aristokracia e vjeter dhe e re do t'ia ktheje kurrizin ne mos sot, neser, ne mos neser pasneser. Absolutisht. Sepse nuk duan te rrine ne opozite. Do t'ia kthejne kurrizin edhe me te rinjte, sepse me te ne krye vijne vetem humbjet, saltomortalet. Meraku se s'ka njeri tjeter te perballet me Sali Berishen, pervec Edi Rames eshte i kote. Ka plot. Nje parti qe nxori 9 burra shteti per president nuk mund te nxjerre nje kryetar? Me mesazhe dhe cyle diare (Edi-Gramoz) Sali Berisha rron e mbreteron sa te jete gjalle. Ca me teper, bashke me Ilir Meten. Prandaj lidershipi socialist s'ka perse te qahet se i varen kembet kaloresve. Se cilet jane ata qe u bejne iso dhe u bien daulleve per mosnjohjen e zgjedhjeve, dihet. Me ta do te merret parlamenti i ri dhe Nderkombetaret. Pa asnje medyshje do te rrine "sus".
Nuk do ta zgjat me shume kete opinion, pasi nuk deshiroj t'i merzis lexuesit, vec nje perfundim me eshte joshes dhe domethenes.
Edi Rama nuk dorezohet kollaj. Kjo kuptohet lehte. Kur behet fjale per pushtet ai mberthehet me thonje e me dhembe pas tij. Ne dijenine e miqve, te shokeve, te tij, ai eshte mberthyer ne seksere te ndertimit, ne ndermjetes te Gerdecit, ne krushqi me "gjakun blu" dhe me "gjakun e kuq". Per kete arsye ka ardhur koha te nenshkruaje manupropria (me doren e vet) ckurorezimin. Pune e mire do te ishte mbyllja pas vetes e deres se kryetarit, leximi i intervistes se vet ne vitin 2005, te cilin gazeta "Tirana Observer" pati miresine ta kerkonte, ta gjente dhe ta ribotonte. Ne pati nje gje te mencur gjate ketyre diteve, ishte edhe ribotimi i saj, ku pervijezohet tradhtia e vetes, e te kaluares se vet, dystandardesia, dyfytyresia.
Intelektuale me emer, socialistet shkodrane, korcare, vlonjate, beratas, durrsake... kane firmosur moskandidimin e tij. Ne krye te tyre eshte Ben Blushi e me radhe: Arben Malaj, Rajmonda Stefa, Marko Bello, Elmaz Sherifi, Flamur Hoxha, Shpetim Idrizi, Saemira Pino, Andis Harasani....
Ne kete liste te gjate mungon nje firme, firma e liderit historik Fatos Nano.
Ose me mire te themi, ai nuk mungon. Sipas nje zakoni te lashte fisnikesh, Fatos Nano e di c'detyra i dalin ne kete kohe, kur milionerit te shumefishte, kryetarit Edi Rama, i ka humbur vula. Ani, s'ka gje, origjinalin e ka Ftaos Nano dhe bashke me te tjeret do ta lere ne nje dore te sigurt. Ky eshte premtimi i tij i kahershem.
Kete e di edhe Dritero Agolli, edhe Rexhep Mejdani. Per fat te mire apo te keq, kete e di edhe Servet Pellumbi qe e ka shtyre tej kupen e supes kolektive.
Shenim: opinionet e rubrikes "Forum" nuk perfaqesojne domosdoshmerish qendrimin redaksional te "Koha Jone". Dergoni opinionet tuaja ne e-mail: forum@kohajone.com. Redaksia rezervon te drejten e shkurtimit apo redaktimit te materialeve te derguara