E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Leskajn e Bracen, per organizimin e Kongresit te shtunen

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka pritur paraditen e djeshme ne zyren e tij deputetet, Valentina Leskaj dhe Erion Brace. Mendohet se Kongresi i Jashtezakonshem qe do te zhvillohet diten e shtune, ka qene pika kryesore e diskutimit. Ndersa po behet gati organizimi i Kongresit qe do te zhvillohet paraditen e 29 gushtit ne ambientet e Pallatit te Kongreseve. Debati per kreun e ri te PS, do te jete pika e nxehte e diskutimit ne Kongres. Njeheresh nensekretaret, ne te 12 qarqet po merren me tere organizimin e puneve ne terren.

Bejtaj: "E majta, urgjent te organizohet ne federate"

Nenkryetari i Partise Socialdemokrate, Engjell Bejtja, deklaroi dje gjate nje interviste televizive, se eshte koha qe e majta te organizohet ne formen e federates. "Nje organizim i tille, do te sherbeje per forcimin e se majtes para zgjedhjeve te ardhshme", vlereson Bejtja. I pyetur per 3 emrat qe diskutohet te jene ne gare per postin e kreut te PS, Rama, Malaj dhe Blushi, ai sqaron se kandidimi i ketyre figurave, tregon frymen demokratike qe ka kjo force politike. Nderkohe, numri dy i socialdemokrateve shprehet se zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriten standardet e kerkuara nga nderkombetaret. Bejtja propozon ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga proporcional rajonal, ne proporcional kombetar.

Koci: "Statutor rikandidimi i Rames, platforme bashkimi"

Ish-kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, u shpreh dje se po pret me interes Kongresin e Jashtezakonshem te Partise Socialiste, ku do te vendoset per kryetarin e ardhshem te kesaj partie. Duke vijuar me tej, ai komentoi dhe rikandidimin e Edi Rames, duke theksuar se statuti i PS e lejon ate te rikandidoje per kreun e PS. Kreu i PSV '91 u shpreh gjithashtu, se pret nje platforme ribashkimi nga PS si dhe nje analize te hollesishme. Sipas tij, kjo eshte kryesore per momentin, duke renditur dytesore per nga rendesia, garen per kryetar te socialisteve qe po perflitet me se shumti kohet e fundit. Ne zgjedhjet e 28 qershorit, PSV '91 garoi ne koalicion me Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›