PS e Korces: Blushi, kandido

Asambleja socialiste korcare, i ka kerkuar deputetit te Partise Socialiste, Ben Blushi, qe te kandidoje per kreun e partise, perkrah Rames dhe Malajt. Kerkesa ka ardhur nga baza e socialisteve te Korces, gjate nje mbledhje te Asamblese se kesaj dege, pas debateve mbi Kongresin e jashtezakonshem qe do te zhvillohet me 29 gusht. Gjate nje komunikimi me mediat, kreu i Partise Socialiste te Korces, Ilir Pendavinji, ka bere dje te ditur se Asambleja ne menyre unanime, i ka kerkuar deputetit te Korces, Ben Blushi, qe ai te kandidoje per kryetar te Partise Socialiste, me dy kandidaturat e tjera, Rama dhe Malaj. "Socialistet gjate mbledhjes se asamblese i kerkuan deputetit Blushi ne menyre unanime qe te kandidoje per kryetar i PS perballe dy kandidaturave tjera, Edi Rames dhe ben Malajt", ka qene deklarata e djeshme e Pendavinjit. Ndersa i pyetur nga gazeta "Koha Jone", Ben Blushi tha se ishte njohur me rezoluten e bazes se PS dhe qartesisht nuk u pozicionua kunder kerkeses se mberritur nga Korca qe te jete dhe ai, kandidat per kreun e ri te Partise Socialiste. Gjithsesi, Blushi tha se do te shprehet zyrtarisht ne lidhje me kandidimin ose jo per kreun e PS, gjate diteve ne vazhdim. Ndersa ne kete mbledhje eshte miratuar edhe nje rezolute pro paketes se paraqitur nga Edi Rama, per mosnjohjen e zgjedhjeve dhe dergimin e vendit ne zgjedhje te parakohshme. Paralelisht me kete rezolute, eshte miratuar nje kerkese ne menyre unanime ku kerkohet kandidimi per deputetin Blushi. Gjithashtu jane vleresuar strukturat e kesaj dege per punen e jashtezakonshme, perkushtimin, angazhimin dhe pergjegjshmerine me te cilen ata punuan gjate fushates elektorale, per te arritur rezultat mjaft pozitiv per zgjedhjet e 28 qershorit. Me tej, ne kete dokument vleresohen ne menyre te vecante komisioneret dhe vezhguesit e te gjitha niveleve, per perkushtimin dhe kurajen qytetare, per te mos lejuar abuzimin dhe deformimin e vullnetit te votuesve te qytetit te Korces. Kjo pike e rezolutes, eshte shoqeruar me debat nga disa anetare te Asamblese, te cilet kerkonin qe te miratohej rezoluta e Asamblese Kombetare ne lidhje me manipulimin, sipas tyre, te votes ne zgjedhjet e fundit dhe si rrjedhim edhe mosnjohjen e rezultatit te zgjedhjeve. Kreu i socialisteve korcare Ilir Pendavinji, u shpreh dje se ka qene nje grup i vogel prej kater-pese personash, qe kane kundershtuar rezoluten e Asamblese se Korces. "Vota qe korcaret i dhane Partise Socialiste ne keto zgjedhje, ka qene si asnjehere tjeter dhe per me teper, ajo eshte mbrojtur nga vezhguesit dhe komisioneret tane dhe nuk eshte deformuar", deklaroi Pendavinji. Asambleja ka dale ne mbeshtetje te ndryshimeve ne statutin e PS, duke e konsideruar ate si nje proces normal dhe demokratik, qe do t'i sherbeje forcimit dhe modernizimit te kesaj force politike. Si pike te fundit te rezolutes, Asambleja e socialisteve te Korces eshte shprehur ne mbeshtetje edhe te kandidateve te tjere, tashme te zyrtarizuar per kreun e Partise Socialiste, Rama dhe Malaj, pasi sipas tyre, ne PS te gjithe jane te domosdoshem, askush nuk eshte i panevojshem dhe askush nuk mund te perjashtohet nga e drejta e zgjedhjes, apo e rizgjedhjes, aq me teper kur behet fjale per kryetarin e PSSH-se. Asambleja e socialisteve te Korces u mblodh me kerkesen e disa anetareve, per te analizuar rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit si dhe zhvillimet e fundit brenda radheve te selise roze.