Bode kundër biznesit: Nuk hiqen çmimet e referencës
27/04/2009 Ministri i Financave komenton shifrat e tre muajve të parë të vitit
Ministri i Financave i është përgjigjur negativisht kërkesës së vazhdueshme të biznesit për heqje të çmimeve të referencës. Sipas ministrit Ridvan Bode, këto çmime nuk shërbejnë për të rritur nivelin e të ardhurave në buxhet, por si një instrument për të garantuar konkurrencën e drejtë e të ndershme në treg. Deklaratën kreu i Financave e bëri dje gjatë një konference ku ka sqaruar shifrat e realizimit të buxhetit për tre muajt e parë të vitit.
Çmimet e referencës
Ministri Bode nuk e ka quajtur një dëm për ekonominë, tregtinë dhe biznesin vendosjen e çmimeve referuese. Përkundrazi, sipas tij, kjo është një masë që i vendos ata në kushte të barabarta dhe mënjanon konkurrencën e pandershme të bizneseve që fshehin çmimet e vërteta të mallrave. “Niveli i përdorimit të çmimeve të referencës në administratën tatimore dhe doganore ka ardhur duke rënë. Mund t’ju them se nga 42 për qind që ishte vëllimi i mallrave që taksohej me çmime referuese në 2004-n, në vitin 2008 u mbyll me 22 për qind”, - tha Bode. Kjo, sipas tij, tregon rënie të informalitetit dhe evazionit fiskal nga kompanitë dhe përmirësim të vjeljes së taksave. “Ky proces do të ishte i mundur të bëhej zero kur Shqipëria të kishte mundësitë për të komunikuar drejtpërdrejt on-line të gjitha faturat e hyrje - daljeve të mallrave të tregtisë ndërkombëtare nga Shqipëria”, - tha ai. Masa e përdorimit të çmimeve referuese, sipas ministrit, do të vijojë të bjerë vetëm me anën e shkëmbimit të informacioneve intensive me doganat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit.
TVSH-ja për energjinë
Kreu i Financave deklaroi se nuk do të ketë as ulje të nivelit të TVSH-së për energjinë, në të kundërt të kërkesës së Bankës Botërore. “Nuk mendoj se është një stimul fiskal për ekonominë ulja e TVSH -së. Personalisht jam i bindur që mbajtja e TVSH -së në këtë nivel përbën veprimin më pozitiv dhe të fuqishëm që ekonomia shqiptare të performojë dhe konkurrojë në tregun rajonal dhe më gjerë. Është instrumenti më i mirë për të nxitur eksportet shqiptare”, - tha Bode. Këto masa do të linin pasoja për ekonominë, sipas ministrit, sidomos nëse do të bëheshin në kohë parazgjedhore. “Nëse do të vijojmë me politika jo të përshtatshme shpesh herë edhe zgjedhore, të deklarojmë ulje, përgjysmime apo prekje të nivelit të këtij taksimi do të ishte me pasoja për ekonominë. Dihet që TVSH-ja vepron si instrument i rritjes së kostos së mallrave të importeve dhe uljes së kostos së mallrave të prodhimit vendas”, - tha ministri.
Shifrat
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat për 3-mujorin e parë të vitit u realizuan në masën 97 për qind, ndërsa shpenzimet në masën 96 për qind. Ministri i Financave Bode shtoi se deficiti dhe inflacioni kanë pësuar rënie gjatë kësaj periudhe. “Të ardhurat janë realizuar në masën 97 për qind, të ardhurat e buxhetit qendror janë realizuar 100 për qind me një diferencë prej rreth 600 milionë lekësh kundër 74.6 miliardë që janë të programuara, ndërsa të ardhurat e pushtetit lokal janë realizuar në masën 64për qind”, - vijoi Bode.
Opozita
Ky projektligj ka kaluar në Komisionin parlamentar të Ligjeve dhe në atë të veprimtarisë prodhuese në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Miratimi i këtij projektligji kërkon edhe votat e opozitës, e cila ka kërkuar që kjo të jetë një strukturë e pavarur dhe të mos përfshihet në sistemin gjyqësor. Sipas procedurës, ky projektligj duhet të kalojë për miratim në seancë plenare.
Përvoja
Organizatat e biznesit theksuan se mbështetja e këtij ligji nga donatorë të huaj dhe në mënyrë të veçantë nga faza e dytë e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, është një garanci se kjo gjykatë do të përfitojë nga përvojat më të mira botërore. Sipas tyre, kjo shërben si garanci për ta ndërtuar atë mbi bazën e një organizimi modern, efikas e transparent.
Kërkesë për procedurat
Gjykata Administrative, biznesi kërkon miratim brenda majit
Komuniteti i biznesit kërkon miratimin e projektligjit për Gjykatën Administrative brenda muajit maj, kohë kur pritet të mbyllë punimet sesioni i tetë i Parlamentit. Me anën e një deklarate të përbashkët, 10 organizata dhe shoqata të biznesit kërkuan me shqetësim që të mos ketë më vonesa për votimin përfundimtar të ligjit për krijimin e Gjykatës Administrative. Këto organizata që përfaqësojnë bizneset më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit janë përfshirë në një proces intensiv bisedimesh kohët e fundit, jo vetëm me përfaqësues të mazhorancës, por edhe të opozitës për të mbështetur këtë ligj. “Sesioni i tetë i punimeve të Kuvendit e bën tepër të ngushtë hapësirën kohore për miratimin e këtij projektligji duke rritur shqetësimin tonë për këtë çështje. Shtyrja e aprovimit të projektligjit pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit do të vononte pa arsye krijimin e Gjykatës Administrative, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe do të ishte, mes të tjerash, edhe shpërdorim i angazhimit të ekspertëve vendas e donatorëve të huaj që kanë ndihmuar e ndihmojnë në krijimin e kësaj gjykate”, - thekson deklarata e përbashkët e bizneseve. Me këtë argument, ata kanë paraqitur kërkesat e tyre të përbashkëta, për një bashkëpunim më të gjerë. “Thirrja jonë për çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë është që, në frymën e konsensusit, të miratojnë sa më parë në seancë plenare projektligjin si një çështje prioritare për komunitetin e biznesit në vend”, - thekson deklarata. Sipas shoqatave, kjo strukturë do të mundësojë shqyrtimin në kohë dhe me efektivitet të çështjeve administrative, duke lënë pas afatet e tejzgjatura dhe mungesën e specializimit në trajtimin e tyre, probleme me të cilat bizneset ndeshen shpesh. “Projektligji është një nismë që gëzon përkrahjen e komunitetit të biznesit, të përfaqësuar në një shkallë të gjerë nga shoqatat palë në këtë deklaratë”, - thanë përfaqësuesit e biznesit.
Rritja ekonomike
Ministri i Financave deklaron se rritja ekonomike për vendin në 2009-n mund të jetë më e lartë nga sa ka deklaruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas ministrit Bode, rritja mund të jetë 4-5 për qind këtë vit, ndërsa FMN-ja dha një tablo të zymtë, me një rritje prej 0,4 për qind. Ministri Bode e mbështeti shifrën e tij nisur nga rezultatet e tre mujorit të këtij viti. “Ne mund të kemi një rritje që mund të shkojë në 4-5% për vitin 2009, nëse do të vijojmë me të njëjtin agresivitetet në rënie të presionit ndërkombëtar. Nëse do të kemi detyrime të mëtejshme të tregut ndërkombëtar dhe të presioneve të tjera që mund të vijnë nga tregu ndërkombëtar, kjo është çështje, e cila duhet rivlerësuar”, - tha Bode. Me gjithë rezultatet premtuese, kreu i Financave theksoi se realizimi në masën 100 për qind i të ardhurave të buxhetit qendror, nuk mund të fshehë prapambetjet që ka pasur sektori i doganave. Këtë mosrealizim ai e lidhi me tregtinë ndërkombëtare dhe kornizat e çmimeve në tregun ndërkombëtar.
Marrëdhëniet me biznesin
Ministri Bode e vlerësoi kërkesën e komunitetit të biznesit për dialog të vazhdueshëm, për të zgjidhur të gjithë ato elemente që do të ndihmonin qoftë edhe përkohësisht zhvillimin normal të aktivitetit të tyre. Ministri u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me biznesin. “Ne jemi të hapur gjithmonë dhe administrata doganore e tatimore vijojnë takimet për të zgjidhur ato probleme që janë çështje administrative dhe do të lehtësonin aktivitetet ekonomike”, - tha Bode. I pyetur për shlyerjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e biznesit, Bode theksoi se ky tatim deklarohet në doganë dhe nuk paguhet, afat që është shtyrë dy vjet. “Një vit është në mënyrë automatike, një vit tjetër bëhet me kërkesë pranë autoritetit doganor dhe përtej këtij afati është ministria që autorizon shtyrjen e pagimit të TVSH-së për investime me vlera të mëdha”, - tha Bode. Sipas tij, investime që fillojnë dhe nuk mbarojnë në harkun e dy viteve janë të rralla, por për këto lloj investimesh afati shtyhet edhe për dy vite të tjera, thekoi ministri i Financave, duke shpjeguar se makineritë dhe pajisjet nuk taksohen menjëherë.
Fasonistët
Kushtet e zhvillimit të biznesit me fason janë tepër të favorshme në vendin tonë. Sipas tij, për këtë ndikon fakti se Shqipëria ofron kushte lehtësuese në krahasim me vendet e tjera, për shkak të nivelit relativisht më të ulët të pagës dhe për shkak të përdorimit të një niveli tatimor, i cili është dukshëm më i ulët se i vendeve të tjera të rajonit. “Në shumë vende kompani të mëdha perëndimore kanë mbyllur atelietë e tyre për t’i transferuar në vende ku gjejnë kushte më të përshtatshme”, - deklaroi Bode. Madje, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nuk ka një rënie të përpunimit të aktivit, pra mallrave të fasonit. “Për të nxitur dhe stimuluar interesat që kanë investitorë të ndryshëm në tregun e përpunimit aktiv të mallrave, ne kemi aplikuar me sukses shlyerjen e menjëhershme të TVSH-së për mallrat e eksportit”, - tha Bode. Sipas tij, rimbursimi i TVSH-së gjatë këtij viti për mallrat dhe kompanitë e fasonit është bërë menjëherë, çka përbën një ndihmë dhe kontribut që ata të vijojnë të ndjehen më komodë në konkurrencën e tyre në tregun ndërkombëtar.