28 qershori, KQZ miraton sot listën e 30 partive
Gati projektvendimi për partitë konkurrente në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. KQZ miraton sot pr/vendimin për pranimin në konkurrim të 30 partive.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot projektvendimin për pranimin në konkurrim të 30 partive politike në zgjedhjet e 28 qershorit. Në listë gjenden sigurisht të gjitha partitë parlamentare por bien në sy edhe emra partish si “Partia e të Drejtave të Mohuara- e Re” apo “Partia Emigracioni Shqiptar”.
Pavarësisht problemeve me afatet e dorëzimit të komisionerëve, duket se ky proces është zgjidhur dhe KQZ-ja ka rinisur punën normalisht. Një çështje e nxehtë e zgjedhjeve mbetet problemi i kartave të identitetit, ku opozita insiston që ato të shpërndahen falas. Por, kryeministri Berisha insiston që tarifa i jep seriozitet letërnjoftimit elektronik. Në turin elektoral “Shqipëria po Ndryshon”, ai u shpreh se projekti i Europës është projekti i tij. “Nga ana tjetër, ne ia kemi dalë të ecim tëigurt në projektin tonë të dytë të madh: Shqipëria në Europë. Ne firmosëm. Me këtë dua të them se kemi qenë dhe do të mbetemi të ndejshëm për të plotësuar çdo kusht jetësor për ju. Ne e kemi faktuar këtë, e faktuam me infrastrukturën, me furnizimin me energji elektrike, me ndihmën e ekonomike, etj”, - është shprehur Berisha. Ky përbën një stad të ri shumë të rëndësishëm. Mbi bazën e asaj që kemi arritur, ne do të marrim një stacion tjetër, sa më lart të ngjitemi aq më të lehtë e kemi rrugën tonë, aq më shpejt ne do të ndërtojmë të ardhmen”. “Të gjithë presin që të na shohin ne me të gjitha dokumentet, njësoj si qytetarët europianë. Letërnjoftimet e reja janë fjala më e fundit e teknologjisë botërore. Pasaportat biometrike, me të cilat ju do të lëvizni pa viza, përbëjnë gjithashtu teknologjinë më të fundit”, - tha kryeministri.
(s.g/GSH/BalkanWeb )