Orgji kokaine ne qender te Tiranes

Policia ka arrestuar kater prej tyre, pasi dyshohen se ishin organizatoret e ketij aktiviteti dhe ka shoqeruar 20 te tjere. Te shoqeruarit, femra dhe meshkuj i perkasin moshes se re 17-24 vjec.
Informacioni i pare ka mberritur ne polici nga banoret e zones, te cilet kane degjuar zhurma te shumta dhe kane kerkuar ndihmen e policise per te risjelle qetesine ne oret e vona te mbremjes. Pas kontrollit eshte zbuluar nje sasi hashashi, ndersa neper dysheme disa tableta, ne te cilat mendohet se ka pasur ekstazi.
Shume prej te rinjve brenda baneses u ishin skuqur syte dhe kishin shenja te tjera te perdorimit te droges. Pas kryerjes operacionit, i cili u kodua me emrin “Mesnata”, u arrestuan katër persona, ndërsa 20 të tjerë u lanë të lirë, pasi ishin thjesht përdorues.