E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokio, 23-vjeçari sheh vrasjen e të dashurës online

Një 23-vjeçar u detyrua të shihte vrasjen e të dashurës ë tij online, nga një i panjohur që i hyri në shtëpi. Qian Liu, 23-vjeç nga Kina, studente në York University Village, Toronto, po çatonte online me të dashurin e saj, i cili ndodhej në Pekin, kur në 01.00 pas mesnate dikush kishte trokitur te porta e saj, vajza ishte ngritur dhe e kishte hapur derën dhe menjëherë ishte sulmuar nga një burrë i panjohur. Ndërsa vajza dhunohej e masakrohej, i dashuri i saj e shikonte online pa arritur ta ndihmonte në kohë. Ai kishte telefonuar policinë e Torontos. Por kur policia kishte arritur në apartamentin e saj, kishte gjetur trupin e pajetë, lakuriq të studentes. Lap-topi i saj ishte zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›