E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi pret si hero të akuzuarin për krime lufte

SHKUP-Johan Tarçullovski, i dënuari për krime lufte nga Maqedonia, i cili u lirua dje nga një burg Dic në Gjermani, sot rreth orës 15 e 30 pritet të arrijë në Shkup. Ai po vuante dënimin e shqiptuar nga Tribunali i Hagës për pjesëmarrjen në masakrën e Lubotenit të Shkupit, ku u vranë 7 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë i moshës 5-vjeçare.

Ish-eprori policor në Shkup do të mberrije me avionin qeveritar të Maqedonisë, ndërsa “Shoqata qytetare për mbështetjen e Tarçullovskit”, ka siguruar 50 autobusë falas për të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë dhe ta presin të dënuarin për krime ndaj civilëve shqiptarë në aeroportin Aleksandri i Madh. Përveç kësaj janë siguruar edhe 200 autobusë të tjerë për qytetarë nga brendia e shtetit, për ta pritur siç e quajnë, “heroin” e tyre. Është paraparë që Tarçullovski të realizojë takim me kryeministri e Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe të vendosë lule para përmendores së “Branitellave”, që gjendet në afërsi të sheshit të Shkupit, po në këtë pjesë për nder të tij, do të organizohet edhe pritje solemne e përcjellë me muzikë maqedonase. Në Hagë ai u dorëzua në vitin 2007, ndërsa disa muaj më vonë ish-pjesëtari i policisë u akuzua për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit të vitit 2001.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›